Psikologia shkollore/organizacionale Dr.Senada Duli sjellë për Portalin Shkollor Albas një artikull dedikuar të nxënit socio-emocional. Njihuni me kompetanecat në këtë drejtim dhe ndërkohë më poshtë ju serviren edhe disa ushtrime praktike.
Të nxënit socio-emocional i referohet një sërë njohurish, qëndrimesh dhe aftësish të cilat janë thelbësore në arritjet mësimore. Analiza kritike, vetëdijesimi emocional, zgjidhja e problemeve, zgjidhja e konflikteve, puna në grup, vendimmarrja janë të gjithë shembuj të të nxënit socioemocional.
Një synim kryesor në mësimdhënie është zhvillimi i kompetencave të tre fushave kryesore: njohëse, afektive dhe sjellore. Të nxënit socioemocional rrit mundësinë e nxënësit për të integruar mendimin, ndjenjën dhe sjelljen.
Kompetencat e të nxënit socio-emocional
Integrimi senso-motorik
Aftësia për të qenë i vetëdijshëm për trupin dhe për të njohur ndjesitë trupore. Kjo aftësi merr rëndësi të veçantë sidomos në periudhën e tranzicioneve, ndryshimit të rutinave, rritjes së alertit ndaj të nxënit duke përmirësuar vetërregullimin.
Insight
Aftësia për të njohur emocionet dhe për mënyrën sesi ato ndikojnë në mendimet dhe në veprimet tona. Të fituarit e insigh- it është një aftësi e rëndësishme për të përmirësuar vetëbesimin, vetëvlerësimin, dhe empatinë për të tjerët. Insight i ndihmon nxënësit të njohin pikat e tyre të forta gjatë rritjes.
Rregullimi
Është aftësia për të njohur dhe menaxhuar emocionet vetjake. Aftësitë rregulluese ndërtojnë vetëkontroll pozitiv, vetdisiplinim pozitiv dhe kontroll të impulsive.
Bashkëpunimi
Aftësia për të punuar mirë me të tjerët, në mjedise ekipi dhe grupi. Bashkëpunimi ndihmon për të ndërtuar komunikim pozitiv dhe aftësi të menaxhimit të konflikteve.
Lidhja
Aftësia për të patur një vetëdije të fortë sociale duke i dhënë nxënësve mundësinë për të kuptuar perspektivën e të tjerëve dhe empatinë e sfondeve të ndryshme kulturore dhe sociale.
Mendimi kritik
Aftësia për të bërë zgjedhje konstruktive dhe për të kuptuar strategji metakonjitive me qëllim rritjen e të nxënit. Aftësitë e të menduarit kritik ndërtojnë vendimmarrje të përgjegjshme, aftësi analitike dhe kritike.
Mendësia
Aftësia për të demonstruar fleksibilitet konjitiv dhe vullnet për të mësuar. Zhvillimi i mendësisë ndihmon përshtatjen, vetëzbulimin, reziliencën dhe aftësinë për të dhënë dhe për të marrë feedback.
Ushtrime shoqëruese për secilën prej kompetencave të mësipërme
Integrimi sensomotorik
Imagjinata e udhëhequr
1. “Krijimi i kopshtit tuaj magjik”
Mbyllni sytë dhe fokusohuni në frymëmarrjen tuaj. Lejoni çdo shqetësim të largohet në disa balona të bukura me ngjyra ylberi. Imagjinoni një ylber të bukur me ngjyra që kalon mbi kokën tuaj. Lejla dhe blu, jeshile dhe e verdhë, portokalli dhe e kuqe ndoshta edhe argjend dhe ar. Vini re se çfarë ngjyrash të veçanta ka ylberi juaj. Teksa merrni frymë ylberi juaj bëhet gjithnjë e më I madh, derisa ju përfshin Brenda edhe ju…ju ndihmon të qetësoheni.
Tani hapni derën e kopshtit tuaj magjik…mund të mbillni çfarë të doni në kopshtin tuaj, madje edhe fara paqeje… kënaqësie dhe lumturie…qetësie dhe çdo gjë tjetër që ju dëshironi të sillni në jetën tuaj. Ky është vendi juaj ….është koha juaj magjike.
2. “Rain shower”
Të gjithë ulen në një rreth të madh ballë përballë me njëri tjetrin. Drejtuesi i grupit do të fillojë një veprim të cilit i bashkëngjitet personi tjetër në rreth derisa të gjithë i shkojnë nga pas. Të gjithë do të vazhdojnë ta kopjojnë derisa drejtuesi ndryshon në një tjetër drejtim. Të gjithë sërish i bashkëngjiten duke e kopjuar një nga një. Grupi duhet ta kopjojë drejtuesin saktësisht, shpejt ose ngadalë, me zhurmë ose pa zhurme. Drejtuesi fillon të bashkojë pëllëmbët e duarve ngadalë. Fillimisht prekni gishtat tuaj me qetësi pastaj më fort. Pastaj përplasni duart tuaja në këmbë, pastaj përplasini këmbët në tokë. Pastaj filloni të bëni këto veprime të mësipërme dy tre herë “…me shumë zhurmë deri në qetësi totale”. Në fund secili duhet të qetësohet dhe stuhia përfundon.
Insight
Pikat e mia të forta
1- …
2- …
3- …
4- …
Si i përdor pikat e mia të forta në shkollë?
Si i përdor pikat e mia të forta jashtë shkolle?
Mënyra të tjera që mund ti përdor pikat e mia të forta?
Mënyra që do zgjedh këtë javë për të përdorur pikat e mia të forta është: …
Sipas emrit tuaj zgjidhni për secilën shkronjë të emrit një fjalë që do të konsiderohet një pikë e juaja e fortë.
3. Komunikimi afektiv
• Ndjehem krenar kur shikoj/dëgjoj_________________
• Ndjehem i shqetësuar kur dëgjoj/shikoj_____________
• Ndjehem i trishtuar kur___________________________
• Kaloj një kohë të vështirë kur më duhet të kuptoj _______________________________
• Ndjehem i frustruar kur _____________________
• E vlerësoj kur dëgjoj, shikoj që
• Emocionohem kur …
• Jam i shqetësuar kur…
Rregullimi
1. Fleta e mendimit:
Çfarë ndodhi? Përshkruaj sjelljen që të futi në telashe ose që të shkaktoi problemin: | |
---|---|
Çfarë po mendoje dhe ndjeje në të njëjtën kohë? | |
Kush u prek nga sjellja jote? Pse? | |
Çfarë mendon se të nevojitet të bësh, për t’i rregulluar gjërat? | |
Si t’ia dalësh që kjo të ndodhë? Të shkruash një letër, të flasësh me personin … |
2. “Ndiq ritmin e duartrokitjes sime”
Drita jeshile dhe drita e kuqe. Të përcaktohet qartë një vijë fillimi dhe një vijë fundi. Kur thuhet drita jeshile do të thotë nisu pa vrapuar dhe ndalo kur të thuhet drita e kuqe. Nëse sërish thuhet drita e kuqe duhet të kthehemi në vijën e fillimit.
3. “Harta e zemërimit”
- Vizato çfarë fytyre bën zakonisht kur je i zemëruar?
- Çfarë gjërash thua?
- Si sillesh kur je i zemëruar?
- Çfarë i ndodh trupit tënd kur je i zemëruar?
- Për çfarë të shërben zemërimi?
- Si mund ta përballosh zemërimin?
- Çfarë mësove nga zemërimi?
Bashkëpunimi
“Zgjidhja e konfliktit” (skenarë).
Një shok klase ju ngacmon vazhdimisht.
Ti dhe vëllai doni të përdorni kompjuterin në të njëjtën kohë.
Një shok/shoqe klase ju detyron të bëni vazhdimisht gjëra për të cilat ju e dini se janë të gabuara.
Tjetër…..
Lidhja
1. “Rrethi i fokusimit”
Vendosni karriget në rreth dhe filloni t’i shpjegoni konceptin e rrethit të fokusit ( një rreth i fokusuar është një grup njerëzish për të cilët ne mendojmë, kujdesemi dhe ndërveprojmë në mënyrë të këndshme dhe përkujdesëse)
- Kush nga shkolla juaj është brenda rrethit tuaj të fokusimit?
- Kush nga shkolla juaj është jashtë rrethit tuaj të fokusimit?
- Pse këta njerëz janë jashtë rrethit tuaj të fokusimit?
- Si mund të ndikojë kjo gjë tek ata?
- Si mund të ndikojë kjo gjë te ty?
- Si mund të zgjerohet rrethi i fokusimit?
- Përshëndet persona që nuk i ke folur më përpara.
- Të mësosh emrat e shokëve nëse ka të rinj afër.
Të diskutojmë: pse ka rëndësi zgjerimi i rrethit të fokusimit?
Mendimi kritik
1. “Shkrimi reflektiv”
Kujtesë për çfarë ndodhi:
- Gjëja më e rëndësishme që mësova sot është…..
- Duke menduar për ditën që kalova sot, gjëja më e vlefshme ishte…
- Jam mirënjohës për…
- Diçka për të qeshur që më ndodhi ishte…
2. Plotësim fjalish
Jam akoma në shok nga…
- Vazhdoj të mendoj për…
- Unë vërtetë nuk kuptoj pse…
- Ndjehem shumë i/e frustruar kur
- Kur e dëgjova çfarë tha u ndjeva….
- Diçka që do të doja shumë është….
Për të mësuarit:
- Një strategji që bën punë për mua është….
- Mësoj më mirë kur…
- Më duhet të përpiqem në…
- Më duhet të kërkoj më shumë ndihmë kur…
- Çfarë mësova unë sot më kujton se….
3. Problem zgjidhja. Mënyra IDEAL
I – identifiko problemin
D – define (përkufizo problemin)
E – eksploro strategji të mundshme zgjidhjeje
A – act vepro me njërën prej strategjive të përzgjedhura
L – look back. Kthehu dhe shiko, vlerëso zgjidhjen
Mendësia (mindset)
– Fuqia e të besuarit që ti mund të përmirësohesh (ese/diskutim)
– Pse kemi nevojë të dështojmë ndonjëherë? (ese/diskutim)
Shprehje të mendësisë
“Si të mendosh që mundesh edhe që nuk mundesh, je në rregull në të dyja rastet” – Henry Ford
“Nuk është se jam më i zgjuar, thjesht rri më gjatë me problemet”- Albert Einstein
“Çfarë keni bërë kur mësuat për herë të parë të notoni? Gabuat, apo jo? E cfarë ndodhi pastaj? Gabuat përsëri. Dhe pasi i bëtë të gjitha gabimet e mundshme pa u fundosur- çfarë zbuluat? Që ju mund të notoni. Jeta është pikërisht si në rastin kur mësoni të notoni. Mos u frikësoni kur bëni gabime përderisa është e vetmja mënyrë për të mësuar se si të jetojmë”?- Alfred Adle
3. Pyetjet sokratike
Çfarë do të thuash me …
– Ku do të dalësh me këtë?
– Mund të ketë një mënyrë tjetër për këtë?
– Mund të ma përmbledhësh me pak fjalë?
– Më jep dot një shembull?
– Mund ta sqarosh pak më shumë?
4. Ndrysho të menduarin tënd
- Ka mënyra të tjera për ta shikuar këtë situatë?
- Cila do të ishte një mënyrë tjetër më e ndihmës për ta shikuar ndryshe këtë situatë?
- Sa mundësi ka që mendimet e mia do të ndodhin në të vërtetë?
- Kam ndonjë përvojë nga e kaluara që më tregon se këto mendime mund të mos jenë të vërteta?
- A mundem unë ta parashikoj të ardhmen? Më ndihmon të përpiqem? Cfarë mund të bëj në vend të kësaj?
- A mund të lexoj me të vërtetë mendjet e njerëzve? Cfarë tjetër mund të jenë duke menduar?
Dr. Senada Duli, Psikologe shkollore/organizacionale
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.