Udhëzues kurrikular lëndor për gjuhën e huaj

Udhëzuesi për zhvillimin e lëndëve “Gjuhët e huaja” në arsimin e mesëm të lartë është produkt i konsultimeve dhe i diskutimeve me mësues dhe me specialistë të këtyre lëndëve në këtë cikël shkollimi.

Qëllimi i udhëzuesit

Udhëzuesi kurrikular për lëndën “Gjuhë e huaj” synon të ndihmojë mësuesit e gjuhës së huaj të arsimit të mesëm të lartë (AML) në punën e tyre të përditshme për zbatimin e programeve mësimore të bazuar në kurrikulën me kompetenca, si edhe drejtuesit dhe specialistët e arsimit për monitorimin e kësaj kurrikule. Udhëzuesi është hartuar për të mbështetur mësuesit e gjuhës së huaj të planifikojnë mësime krijuese, kuptimplote dhe argëtuese për nxënësit duke përzgjedhur veprimtari dhe strategji të përshtatshme, të cilat do të ndihmojnë nxënësin në procesin e marrjes së njohurive. Fokusi i është dhënë mësimdhënies dhe veprimtarive me në qendër nxënësin pasi nxënësit mësojnë më mirë kur janë pjesë e këtij procesi. Nxënësit mësojnë nëpërmjet situatave të të nxënit ku tekstet e leximit trajtojnë tema të interesit të tyre, të cilat përshtaten me zhvillimin moshor dhe nivelin gjuhësor. Ata gjithashtu realizojnë detyra dhe projekte që shkojnë përtej klasës dhe shkollës duke zbuluar në këtë mënyrë se si funksionojnë gjërat në shoqëri dhe në komunitet, pjesë e të cilit janë edhe ata.

Struktura e udhëzuesit

Udhëzuesi mundohet të japë përgjigje për një sërë pyetjesh dhe çështjesh të ngritura nga drejtuesit e shkollës, mësuesit, nxënësit, prindërit të cilët herë pas here kanë dilemat e tyre në lidhje me zbatimin e kurrikulës me kompetenca në lëndën e gjuhës së huaj.

Udhëzuesi përfshin:

1. Modele të zhvillimit të kompetencave kyç nëpërmjet lëndës së gjuhës së huaj.

2. Modele të integrimit ndërlëndor brenda dhe jashtë fushës së të nxënit.

3. Metodologji për zhvillimin e lëndës së gjuhës së huaj.

4. Modele të planifikimit kurrikular të lëndës “Gjuhë e huaj”:

(a) Modele të planifikimit vjetor;

(b) Modele të planifikimit të periudhës;

(c) Modele të planifikimit ditor:

(d) Model planifikimi të projektit në lëndën “Gjuhë e huaj”:

(e) Modele të punës me PEGJ (Portofoli Europian i Gjuhëve).

5. Vlerësimi i nxënësve:

a. Modele të vlerësimit të vazhduar;

b. Modele të vlerësimit të Portofolit;

6. Teste të arritjes:

a. Parimet e hartimit të testeve;

b. Llojet e pyetjeve që hartohen në teste;

c. Model testi për një periudhë.

Për trajtimin e këtyre çështjeve në këtë udhëzues operohet në dy drejtime:

Së pari, duke dhënë shembuj konkretë dhe modele për çështje të tilla si planifikimi i

mësimdhënies, vlerësimit, punës me portofol apo forma dhe metoda pune për realizimin me sukses të orës mësimore.

Së dyti duke dhënë sugjerime për një mësimdhënie më cilësore duke pasur si kriter zbatimin e programit mësimor të lëndës ‘Gjuhë e Huaj’.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Detyrat e shtëpisë, një pamundësi?

Next Article

A ndikon shpejtësia në cilësinë e të lexuarit?

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427