Vështirësitë e klasës së parë/Ja ç’shkruan një nënë

Fëmija im nis klasën e parë. Nga komunikimi me nëna të tjera dhe kolegët e punës, shikoj që të gjithë ma bëjnë “tmerr” klasën e parë. Shpresoj që fëmijët e klasës së parë mos të lodhen me detyra shtëpie, shpresoj të shtohen klasa…

Shkruan një nënë:

Fëmija im nis klasën e parë. Nga komunikimi me nëna te tjera dhe kolegët e punës, shikoj që të gjithë ma bëjnë “tmerr” klasën e parë… E ne fakt që nga procesi i regjistrimit të fëmijës në shkollë fillonte “tmerri”, pasi duhej të përballeshe me burokracira dhe dallavere pa fund, megjithatë është stres për prindërit, jo fëmijët. 

Pjesa tjetër është ngarkesa e ciklit fillor, program i vështirë, si edhe detyra shtëpie. Në gjithë botën, cikli fillor është i thjeshtë, është argëtues dhe jo i rënduar. Fëmijët tanë mbingarkohen në atë lloj forme sa marrin urrejtje për shkollën, përfundojnë në lënie pas dore të saj. 

Nga ana tjetër, ne prindërit duam fëmijë të shkolluar dhe fillojmë me kurse, apo i çojmë në institucione private duke sakrifikuar në maksimum gjendjen ekonomike të familjes. Përse të mos aplikokohet një program më i thjeshtë, janë fëmijë vetem 6 vjeç, duhet të mësojnë të bëhen njerëz të mirë në jetë, t’ju dhurojmë dashuri dhe jo t’i fusim stres me deryra apo punë që detyrohen t’i bëjnë prindërit në shtëpi (ose kush ka para, jua bëjnë në Afterschool).

 Shpresoj shume të bëhen ndryshimet e duhura, shpresoj shumë që fëmijët e klasës së parë mos të lodhen edhe me detyra shtëpie, shpresoj të shtohen klasa e të ulet numri i nxënësve, në këtë mënyrë fillojnë punë dhe shumë arsimtarë që presin dikë që të dalë në pension për t’i zënë vendin.

Noela Lami

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Tradita festive e mbrëmjes së maturës duhet të ndryshojë!

Next Article

Mësuesi dhe motivimi i nxënësit

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427