Të gjithë bëhen gati me kostot e tyre jo të vogla që nga blerja e fustaneve, kostumeve të shtrenjta, telefonave të serisë së fundit si premtim nga prindërit, të cilët edhe kur si kanë ato të ardhura i gjejnë ashtu me borxhe…
Mbrëmja e fundvitit për të gjithë maturantët është një event i gëzueshëm, i kushtueshëm, i sikletshëm, por që mbahet gjatë në memorien e tyre. Mirë apo keq organizimi i saj mbështetet në një traditë të caktuar të zgjedhur spontanisht ose e menduar.
Mendoj se kjo traditë duhet të ndryshojë. Ajo duhet të ketë qasje të re, të ketë karakter argëtues, por dhe edukues.
Të gjithë bëhen gati me kostot e tyre jo të vogla që nga blerja e fustaneve, kostumeve të shtrenjta, telefonave të serisë së fundit si premtim nga prindërit, të cilët edhe kur si kanë ato të ardhura i gjejnë ashtu me borxhe, kredi, etj vetëm e vetëm që fëmijët e tyre të festojnë. A nuk duhet që në vend të tyre dita e mbrëmjes të jetë pa to? Besoj se po.
1. Le të jetë e mbushur me aktivitete ku të shfaqen vlerat e secilit maturant në tre vitet e gjimnazit, ku emocioni shtohet dhe me promovimin e rezultatit, me projekte rinore të aplikueshme nga maturantët në institucione apo biznese vendore, me respektin e vlerës së mësuesit si figurë dhe model i secilit pa përjashtuar asnjë prej tyre.
2. Le të jetë dita e gezimit për prindërit, ku të krenohen të dy palët: nxënës-prindër për arritjet, përkushtimin dhe dashurinë e njëri-tjetrit pa kushte interesi
3. Le të jetë përgjegjësi e shkollës për organizimin e këtij eventi me gjërat më të mira, duke shmangur dhe eleminuar abuzimin nga grupe të vogla maturantësh për të ndikuar te shumica, sepse joshen nga oferta të vogla, nga bizneset ku organizohen këto aktivitete, duke u bërë një model negativ i një rruge të gjate që i pret.
Të gjithë të rinjtë europianë në fundin e shkollës së mesme apo kolegje e shdërrojnë këtë ditë në ditën e vlerësimit të tyre me shumë aktivitete edukuese dhe argëtuese me kosto të ulet dhe pse të ardhurat i kanë më të mëdha, vlerësojnë shkollën dhe japin mesazhe të qarta për të ardhmen e tyre!
Dhe një model i thjeshtë, por me inisiativë të përbashkët realizon bukur mbrëmjen e maturantëve: Një film ku të pasqyrohet jeta e 3 viteve të gjimnazit, një paradë me thjeshtësinë e bukurinë natyrale të një 18-vjeçari/je, një hedhje e kapelës dhe një mesazh të qartë për veten dhe për të ardhmen!
Klara Lumani, Drejtoreshë shkolla “Ibrahim Muca”, Librazhd
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.