Test Gjuhë shqipe, klasa XII

Mësuese Blerta Laçi nga shkolla e mesme jopublike “Mehmet Akif” (Djem) sjell model testi për lëndën e letërsisë, klasa e 12, tremujori i dytë.

Test (Tremujori i dytë) B

Lënda: Gjuhë shqipe

Emri Mbiemri ________________________

1.Çfarë mund të vizitosh në Tiranë?

Galerinë kombëtare të arteve. Institucioni më i madh i arteve pamore në Shqipëri. Këtu ruhet koleksioni kombëtar i arteve pamore prej 4100 veprave të huaja dhe shqiptare, duke filluar nga gjysma e dytë e shek. XII deri në ditët tona. 

Ju presim! Nuk do të mbeteni të zhgënjyer!

Teksti i mësipërm është tekst:                                                                                         

a. përshkrues objektiv

b. përshkrues informues

c. përshkrues bindës

d. përshkrues shprehës

1 pikë

2. Nuk është karakteristikë për këtë lloj teksti:                                                                   

a. të japë disa anë të objektit, përmes  të cilave realizohet imazhi i dëshiruar

b. të japë ato karakteristika që realizojnë synimin

c. terminologji joteknike

d. gjuhë e zgjedhur

1 pikë

3. Evidentoni në tekst tre detaje bindëse që përdor autori.                                                 

1. __________________________________________________________________________

2. __________________________________________________________________________

3. __________________________________________________________________________

3 pikë

4. Cilat janë mjetet gjuhësore që përdor autori  për të realizuar qëllimin bindës në këtë tekst? Ilustroni me shembuj nga teksti.                                                                                                             

1. __________________________________________________________________________

2. __________________________________________________________________________

4 pikë

5. Zgjeroni fjalinë e nënvizuar me një pjesë fjalie, e cila të jetë në marrëdhënie bashkërenditëse kundërshtore me fjalinë e dhënë. 

1 pikë                                                                                      

B. Teksti 2

Edhe për kushtet më të vështira të motit, ne zotërojmë sisteme çatie që ju mbrojnë e ju krijojnë komfort: ullukë bakri, alumini, ose xingatoje, 6 m të gjata me aksesorët përkatës, të projektuar për të përballuar reshjët më maksimale. Sisteme izolimi termike e të zërit për paretet ndarëse.

Për të kursyer kohën tuaj që bëhet përherë e më e çmuar, ne ju ofrojmë sisteme laminate e tavane akustike. 

E fundit dhe jo më pak e rëndësishmja është zgjidhja inxhinierike e problemeve tuaja të kësaj fushe.

Asnjëherë nuk është vonë për të na vizituar në: Sallonin tonë të ekspozimit. Ju presim!

1. Dalloni në tekst:                                                                                                                   

a. detajet përshkruese objektive: ___________________________________________________

b. detajet përshkruese bindëse: ____________________________________________________

2 pikë

2. Cili është qëllimi i autorit në këtë shkrim? 

1 pikë                                                                          

3. Cilit lexues i drejtohet ai? 

1 pikë                                                                                                    

4. Përcaktoni dy karakteristika gjuhësore, tipike për këtë lloj teksti. Ilustroni me shembuj nga teksti.  

4 pikë 

5. Rishkruajeni tekstin, duke zëvendësuar foljet me folje të tjera, pa e ndryshuar kuptimin e tekstit.   

4 pikë                

Blerta Laçi

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Urdhrat për organizimin e konsultimeve në shërbim të nxënësve të klasës IX dhe nxënësve maturantë

Next Article

Reagon ministrja Kushi për rastin e dhunës ndaj mësueses: Jam e indinjuar, dhuna s’është zgjidhje!

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427