Një grup studentësh nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës zhvilluan një vizitë studimore pranë mjediseve të Albas-group ku u njohën nga afër me platformën e librit digjital dhe teknologjinë më të fundit që Albas ka sjellë në sistemin arsimor.
Gjatë vizitës, studentët u njohën me të gjithë hapat e procesit të digjitalizimit të librit shkollor, përdorimin e platformës, materialet multimediale që gjenden në libër, si edhe mbi mënyrat sesi mund të hartojnë një kurrikulë mësimore ose individuale, proces të cilin ata e panë të vlefshëm për të gjitha fushat ku ata aspirojnë të specializohen në studimet e mëtejshme.
Studentët konstatuan se platforma e-libri shkollor Albas është platformë digjitale efikase, praktike dhe e nevojshme për secilën kategori përdoruesish. Libri digjital është i pasur me materiale multimediale: video, foto-galeri, materiale zanore, detyra interaktive, eksperimente, materiale 3D, etj.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.