Si ta ndryshoni jetën tuaj brenda një muaji

Ndonjëherë dinamika e jetës bën që të mos keni kohë për të bërë të gjitha gjërat që ju dëshironi.

Mirëpo blogerja, Svetlana Pokrevskaya, ka krijuar një listë e cila do ta ndryshonte jetën tuaj brenda një muaji dhe do të iu bënte që të ndjeheni mirë me veten. Ndiqni këto hapa.

Java e parë: Pastrojeni mendjen tuaj dhe trupin

1. Zgjohuni herët, rreth orës gjashtë të mëngjesit, sepse kështu do të keni më shumë kohë që t`i bëni gjërat.

2. Ushqehuni më mirë sepse kështu do të rrisni energjitë tuaja.

3. Bëni sport sepse nëse keni një trup të shëndetshëm keni edhe një shpirt të shëndetshëm.

Java e dytë: Mbajeni nën kontroll jetën e tuaj private

1. Pastroni hapësirat e juaja personale dhe vendosni çdo gjë në vend.

2. Përmbushni detyrimet e juaja, vizitoni njerëzit që keni kohë që dëshironi t`i vizitoni dhe mos i lini gjërat për herë tjetër.

3. Klasifikojeni jetën tuaj personale, duke u larguar nga njerëzit që nuk iu bëjnë të ndjeheni mirë.

Java e tretë: Planet, qëllimet, ëndrrat

1. Shkruani diku planet që keni (duke përfshirë edhe pagesat e taksave që do t`i paguani javën e ardhshme).

2. Dëgjoni ëndrrat më të paarritshme që mendoni që i keni dhe kushtojuni vëmendje atyre.

3. Planifikoni gjërat në baza ditore.

Java e katërt: Zgjerojeni horizontin tuaj

1. Mundohuni të jetoni më ndryshe.

2. Dilni nga zona juaj komforte.

3. Merrni ndonjë pushim.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

... ka diçka unikale në marrëdhënien baba-vajzë...

Next Article

Festa e abetares në shkollën Mileniumi i Tretë

Related Posts