Mëngjesi, vakti më i rëndësishëm

Në moshën kur fëmijët fillojnë regjimin shkollor, ndryshojnë zakonet ushqimore dhe ky ndryshim reflekton edhe në peshën dhe shëndetin e tyre. Organizimi i vakteve të ushqimeve që fëmija duhet të konsumojë duhet të jetë prioritet i prindërve. Kujdesi për ushqimin e fëmijës fillon që me vaktin e mëngjesit. Në anglisht fjala mëngjes – breakfast – do të thotë fjalë për fjalë: “të thyesh pushimin nga ushqimi”. Të çosh fëmijën në shkollë pa ngrënë mëngjes është njësoj si të nisesh për rrugë të gjatë me makinë me llambë të ndezur. Që ta kuptojmë më mirë, nëse ju nuk i jepni energji fëmijës, ai deri në vaktin e drekës do të përdorë rezervat e veta, pra do të “hajë vetveten”! Për të mobilizuar depozitat e energjisë çlirohen hormonet e stresit të cilat e bëjnë fëmijën të ndjehet i acaruar, i lodhur dhe i pamundur të mësojë. Studimet, gjithnjë e më shumë tregojnë se fëmijët që nuk konsumojnë vaktin e mëngjesit kanë rendiment të ulët në shkollë dhe mungesë të theksuar përqendrimi.

Për të ofruar një mëngjes të ekuilibruar për fëmijën tuaj duhet të keni parasysh disa parime bazë:

Në trurin tonë, transmetuesit e mesazheve të cilët quhen neurotransmetues ndihmojnë trurin të bëjë lidhjet e duhura. Ushqimi ndikon në funksionin e këtyre neurotransmetuesve. Ka dy lloje proteinash që ndikojnë në neurotransmetuesit tanë:

  • neurostimuluesesi proteinat që përmbajnë tirosinë,
  • proteina qetësuese të cilat përmbajnë triptofan e cila relakson trurin.

Një mëngjes me balancën e duhur të këtyre dy proteinave e ndihmon një fëmijë të fillojë ditën mbarë. Kombinimi duhur i karbohidrateve komplekse me proteinat është një bashkëveprim që rezulton në një ekuacion të tipit 1+1 =3. Pra, ato së bashku kanë efekt shumë më të dëshiruar sesa të marra veç e veç.

Mëngjesi ideal për të vegjlit:

Bukë thekre +kos natyral + ½ mollë

Tost me gjizë, pak vaj ulliri, 1 kumbull vishnje

Trahana me pak fare vaj ulliri, gjizë, 5 kokrra rrush

1 kupë kos me banane

Dy “jo” për mëngjesin:

“Jo”drithërave të gatshme pasi kanë përpunim të “dhunshëm” ndaj drithit dhe shpeshherë shtohet sheqer dhe konservues.

“Jo” lëngjeve të shtrydhur pasi janë më inferior në krahasim me frutin e tërë.

Sigurisht, është ajo që hani, jo ajo që thoni që do të ndikojë fëmijën. Nëse ju vetë nuk uleni të hani vaktin e mëngjesit, vështirë se do të realizoni një fillim të mbarë për fëmijën tuaj.

Ushqimi me vete

Pas mëngjesit, ushqimi që fëmija do të konsumojë në shkollë është i një rëndësie të veçantë. Parimi bazë është që të jeni në dijeni të ushqimit që ai konsumon dhe mundësisht të jetë i përgatitur nga ju. Në varësi të orëve që do të kalojë në shkollë duhet të jetë dhe ushqimi i marrë me vete. Për fëmijë që kthehen në shtëpi brenda 4 orëve është i mjaftueshëm 1 frut si: molla, banania dhe dardha. Për më shumë se 5 orë është mirë të merret me vete një sanduiç me bukë të zezë të cilin mund ta kombinoni me:

Ton, sallatë jeshile, gjizë

Vezë, djathë të bardhë, domate

Gjoks pule, sallatë jeshile, kastravec, salcë kosi

Gjize, ullinj të bërë salcë, speca të pjekur

Ton, fasule të bëra në formë pureje, speca te kuq

Nëse fëmija juaj ushqehet me ushqim të ofruar nga shkolla verifikoni:

Përmbajtjen e frutave dhe zarzavate.

Llojin e mishit (p.sh.: ushqime të përpunuara si: salçiçe, sallamë etj., në më të shumtën e rasteve përmbajnë konservues tepër toksik për fëmijët).

Vajin e gatimit, cilësia e të cilit mund ta kthejë një vakt nga të ushqyeshëm në çoroditës për metabolizmin e tij.

Pijet që ofrohen të cilat nuk duhet të përmbajnë sheqer.

Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme është pajisja e fëmijës me ujë me vete. Hidratimi i mjaftueshëm është shumë i rëndësishëm për funksionin e trurit dhe performancën mendore në përgjithësi.

Mos harroni, modeli jeni ju, në fund të fundit, çfardo që të themi, fëmijët do të ndjekin zakonet tuaja, në më të shumtën e rasteve. Jepni shembullin e mirë!

(Blerina Bombaj)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Të gjithë të barabartë në shkollën “Ibrahim Brahja” në Sauk

Next Article

Shpresa Bejo, ikonë e arsimit shqiptar

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427