Nuk mund të ketë kurrë një demokraci të vërtetë, që të jetë orientuar drejt zhvillimit të vendit, duke marë parasysh të gjithë faktorët e vendit e kombit, pa patur një vizion të hapur. Shtetet janë modeli më ideal i qenieve njerëzore.
Shtetet janë modeli më i përafërt dhe ideal i qënies njerëzore, dhe marrëdhenieve të tyre me të tjerët. Ky konkluzion del thjeshtë, po të marrim parasysh një rezyme të jetës shtetërore: që nga gjeneza e formimit, pastaj zhvillimi, plotësimi i qëllimeve dhe kërkesave, riprodhimi dhe transmetimi i pasardhësve, dhe faza e stanjacionit pa zhvillim.
Nuk mund të ketë asnjë shtet pa patur elementët bazë të formimit, mbi të cilët ndërtohet politika shtetërore. Territori shtetëror, popullsia humane, dhe pushteti shtetëror mbi to. Kjo e fundit është ura lidhëse midis dy të parave, ndryshe do të kishim një shoqëri të ngjashme me periudhat e primitivizmit.
Prandaj, përpara se të shqyrtojmë ndarjen e organeve shtetërore, përpara se të mund të shpjegojmë dhe analizojmë cilësitë për nga rëndësia të secilës prej tyre, nuk mundet kurrsesi të mos bëjmë analizën e vetë pushtetit shtetëror.
“I gjithë qëllimi i një shteti është që të ruajë mënyrën e tij të prodhimit”, thuhet si përkufizim për një shtet të një shoqërie të caktuar. Thuhet gjithashtu se procesi i prodhimit është si katalizator për afrimin midis dy palëve “sunduese” të një vendi: Shtetet, modeli më ideal dhe i përafërt i qenieve njerëzore. Pa shtet nuk ka mjete përpunimi, nuk ka menaxhim të resurseve dhe nuk ka një trup të specializuar gjykues, e mbrojtës. Prandaj, në një shtet që funksionon mirë, njerëzit u besohen pushtetit shtetëror, nuk i nënshtrohet atij.
Kjo është shumë themelore për tu thënë, pasi për ta definuar këtë pushtet, shpesh thuhet se është “imponimi i vullnetit të njërës palë më të lartë mbi popullin që sundohet”.
Mos do të thotë kjo që jetokemi në një vend ku përgjithësisht individët janë tërësisht të lirë në vetë-imponimin dhe besimin e tyre? Mbase, të lirë në një farë shkalle në besimin fetar. Përndryshe, shohim më shumë se shpesh nuancat më të forta të asaj që quhet një “demokraci formale” ose fiktive; një shtet modern nën tokë të kalbur, dhe njerëz pa zë.
Mund të pranojmë se pushteti shtetëror është i domosdoshëm, dhe ai manifestohet në një numër funksionesh që ai kryen. Punët janë burokratike dhe joburokratike, por për të dyja caktohen organe të ndryshme të shtetit. Detyrat ndahen, profesionet caktohen, njerëzti marrim më shumë zë në organet qeverisëse, dhe të gjithë mendojnë se gjërat u rregulluan. Vërtetë, sepse rregullatori më i mirë është Kushtetuta. Por tani lind pyetja: A është e mundur të zbatohet ajo vërtetë? Kush e ka këtë të drejtë, këtë privilegj, ta njoh atë përpikmërisht, për ta zbatuar më pas e për ta përkthyer sipas parimeve të tij subjektive? Ky po ashtu, është vetëm shteti.
Të gjithë të tjerët, ta njohin, studiojnë apo jo Kushtetutën, pra ligjin, nuk do të përbënin ndryshim me mbase, një individ tjetër që nuk e njeh edhe aq mirë. Kjo sepse, në të vërtetë, sot nuk ka rëndësi ballafaqimi i drejtpërdrejtë i individit me kushtetutën. E vetmja gjë që ka më shumë rëndësi, është ballafaqimi i këtij individi, me organet shtetërore.
Ndarja e pushtetit është një model i udhëheqjes së një shteti. Nën këtë model, qeveria e shtetit ndahet në disa degë, secila me pushtet të panvarur dhe fusha përgjegjësisht, në mënyrë që në fund asnjë prej këtyre degëve të mos hyjë në konklikt me të tjerat për hir të fuqisë së tyre. Nuk duhet të ketë përplasje pushtetesh.
Ndarja tipike në tre degë është midis pushtetit ligjdhënës, ekzekutivo-administrativ dhe atij gjyqësor, që në latinisht mban titullin “trias politica”, qeverisja treshe. Këto organe ligjdhënëse janë organet më të rëndësishme në çdo shtet, andaj edhe e ushtrojnë veprimtarinë më domethënëse brenda shtetit.
Në disa sisteme parlamentare, kemi atë që quhet “bashkimi i fuqive” në të cilën dega ekzekutive me atë ligjdhënëse bashkohen. Panvarësisht se organet e shtetit janë të ndryshme, shumë të profilizuara dhe specifike në detyrat e tyre, pushteti shtetëror është po ai i njëjti që i mban. Të gjitha organet e ushtrojnë aktivitetin dhe kompetencat e tyre për dhe në vendin, pushtetin e të cilit ata përfaqësojnë.
Ndarja dhe shpërndarja e pushtetit, i referohet pra përgjegjësive, në degë të ndryshme, jo vetëm për shkak të mos-konklifktimit ndërmjet, por për të mos përqëndruar gjithë pushtetit në një vend të vetëm.
Kështu ka dalë nocioni shumë i vlerësueshëm i “Checks and balances”
Checks and Balances është parimi në të cilin çdo Organ Shtetëror ka fuqinë për të frenuar ose për t’i hedhur sy kritik dy Organeve të tjera, duke sjellë kështu balancën ndërmjet tre fuqive të ndara të shtetit. Ky parim vepron duke mos lejuar njërin organ të bëhet “Suprem”, nxit bashkë-veprimin midis tyre, dhe largon abuzimin shtëteror. “Checks and Balances” pra është dizenjuar për ta mbajtur sistemin e ndarjes së pushteteve të palëvizshëm, duke i peshuar organet përkatëse në vendet e tyre.
E gjitha kjo bazohet në idenë se nuk mjafton të ndahen pushtetet në Organe dhe t’u garantohet panvarësia, por nevojitet gjithashtu t’i jepet mundësia për ta mbrojtur pushtetin e tyre legjitim ndaj shkeljes që vjen prej organeve të tjera. Kështu bëhet garantimi se nën-fuqitë e shtetit kanë të njëjtën peshë, në balancë, duke e limituar njëra-tjetrën njëkohësisht, për të abuzuar më pushtetin shtetëror. Origjina e “Checks and Balances”, po ashtu si edhe origjina e ndarjes së pushteteve, i akreditohet Monteskjesë në “The Spirit of Laws, 1748”. Nën këtë influencë u implementua edhe në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në 1787.
Këtu kemi një shembull ilustrativ të ndarjes së pushtetit dhe “check-imet” e organeve me njëra-tjetrën në eksperiencën e Kushtetutës së SHBA-vë, e cila është po ashtu e vlefshme për shembull në tipe të ngjashme qeverisjeje:
Raporti i organeve qëndrore me organet jo-qëndrore (ose organet e ulëta dhe të larta) në fund, thelbësisht përcakton llojin e shtetit. Në një shtet të thjeshtë, pjesët e ulëta kanë më pak pushtet, privilegje dhe përgjegjësi sesa pjesët e larta. Centralizimi i pushtetit, është kur, sado të ndahen detyrat ndërmjet organeve joqëndrore, ato gjithmonë dhe sërisht nuk mund të mbajnë atë lloj pushteti sa të gëzojnë autonomi ligjvënëse. Në krahun tjetër, decentralizimi mund tua mundësojë këtë. Në një shtet mirë-funksional të decentralizuar, organet joqëndrore po ashtu kanë një autonomi të veçantë dhe të justifikuar me ligj, sepse të gjitha kompetencat që kanë u janë caktuar me akte juridike. Si rrjedhojë, vendimet e tyre nuk mund të anullohen nga organet e tjera qëndrore, edhe nëse nuk janë detyrimisht të pajtueshme për ta.
Me një fjalë, këtu hidhet guri i parë më i rëndësishëm për demokracinë e shëndoshë. Sa më shumë mendje të ndryshme që bashkëverpojnë, aq më të mira bëhen ligjet dhe aq më shumë gjen vend shprehshmëria popullore. Nuk mund të ketë kurrë një demokraci të vërtetë, që të jetë orientuar drejt zhvillimit të vendit, duke marë parasysh të gjithë faktorët e vendit e kombit, pa patur një vizion të hapur. Xhon Kalvin (1509 – 1564) ishte për një sistem qeverisjeje të ndarë midis demokracisë dhe aristokracisë (qeverisje e përzier). Kalvini preferonte avantazhet që vinin nga demokracia, duke cituar: “Do të qe një dhuratë e paçmueshme nëse Zoti do t’i lejonte njerëzit e tij të zgjidhnin qeverinë e tyre dhe magjistratat.” Për të reduktuar rreziqet e keq-përdorimit të pushtetit shtetëror, Kalvini sugjeroi të implementoheshin disa institucione të ndryshme, të cilat do të plotësonin dhe kontrollonin njëra-tjetrën në të ashtuquajturën, sistem të “Cheks and Balances”.
Kështu e në vijim, Kalvini dhe ndjekësit e tij i rezistuan absolutizmit politik dhe vazhduan me zhvillimin e demokracisë. Kalvini synonte mbrojten e të drejtave dhe të mirëqënies së njerëzve të thjeshtë.
Demokracia Burokratike dhe e ardhmja e saj
Kur populli nuk gjen më mbështetjen e tij në zërin e Organeve me pushtet Shtetëror, demokracia ka pësuar një sulm të rëndë. Kur organet shtetërore nuk mund të verpojnë kurrë drejt, qoftë duke iu bindur pushtetit shtetëror, apo qoftë duke ekzekutuar të drejtat dhe detyrat e tyre juridike, kemi një demokraci tërësisht formale, fiktive. Kur të njëjtat organë dhe pushteti i tyre shtetëror janë pjesë e sistemit në dukje më të përsosur demokrativ, qoftë nga ana kushtetuese e ligjore, por që në të vërtetë nuk gjëjnë kurrë zbatim, kemi të ashtuquajturën Demokraci Burokratike.
I gjithë ky sistem mbahet më këmbë për një qëllim të vetëm, sigurisht, si qëllimi i çdo shteti tjetër: ruajtja dhe mbledhja e pushtetit.
Por problem me Demokracinë Burokratike është se është një Sistem Fiktiv, një sistem dualist, ku asnjë fjalë e kushtetutës nuk përkon kurrë me fjalët e thëna. E si rrjedhojë, asnjë individ nuk mundet të bëjë zërin e tij të dëgjohet, apo edhe më keq, të ketë peshën e duhur, sepse nuk janë asnjëherë fjalët e duhura.
Arsimi I brezave po ashtu varet më shumë prej politikave që qeverisin sesa prej çfarëdo faktori tjetër. kjo sepse në një demokraci burokratike, ashtu si edhe në komunizmin e mëparshëm apo në një sistem tjëtër oligarkik, mendimi I lirë dhe puna nuk kanë dobi nëse nuk I përket përmbushjes së synimeve shtet-mbajtëse. Fjala e lirë në shkollë është e tillë deri kur mbron sistemin e tij, e deri aty ku nuk cënohet sovraniteti absolut i shtetit. Dhe këta breza që arsimohen tani, janë brezat që do të qeverisin më vonë. Kështu ka vepruar çdo sistem afatgjatë, duke shënjestruar të dytët, të rinjtë. Dhe kështu mund të legjitimizohet larja e moralit të pastër kushtetues – duke I dhënë ngjyrat e udhëheqësve, dhe duke I vënë emrin “liri”.
Rea Shundi, studente e shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Strugës
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.