Rreth serisë “Numrat e jetës”

Nëpërmjet numrave, me të cilët ndërtohen titujt e serisë, u mësojmë fëmijëve t’i kushtojnë vëmendje botës që i rrethon dhe kujdeset për të. Ne duhet të kujdesemi për planetin tonë, të cilin e ndajmë me qeniet e tjera të gjalla.

Nëpërmjet numrave, me të cilët ndërtohen titujt e serisë, u mësojmë fëmijëve t’i kushtojnë vëmendje botës që i rrethon dhe kujdeset për të. Ne duhet të kujdesemi për planetin tonë, të cilin e ndajmë me qeniet e tjera të gjalla, deri në fund të jetës sonë. Kjo është një nismë e re që i nxit fëmijët të kuptojnë shkencën nga përvojat e tyre të para.

1 Pema e familjes

Pema e familjes është një skemë që tregon paraardhësit. Ata janë njerëz të familjes sate që kanë lindur para teje. Këta njerëz janë të veçantë, sepse janë pjesë e jetës dhe e historisë sate personale. Pikturo pemën e familjes dhe ngjiti fotografitë e pjesëtarëve të saj në degë të ndryshme. Vendosi më të vjetrit në majë dhe më të rinjtë në degët më poshtë. Veten, vëllezërit dhe motrat, nëse ke, vëri për në pjesën e poshtme. Poshtë secilit shkruaj emrin përkatës. Kështu, ti ke bërë pemën e familjes sate.

2 Nga se përbëhen gjërat?

Karamelet bëhen prej sheqeri, ndërsa sheqeri bëhet prej bimëve. Trikoja jote mund të jetë bërë me leshin e deles, ndërsa shumë ura janë bërë me gurë. Disa gjëra ne i bëjmë duke i marrë lëndët drejtpërdrejt nga natyra, disa të tjera janë të bëra prej lëndëve artificiale. Gjërat që përdorim çdo ditë janë të përbëra prej të gjitha llojeve të materialeve: dru, letër metal, qelq, lesh, çimento, si dhe prej shumë e shumë materialeve të tjera. Por, ne gjithmonë duhet të përdorim materialin e duhur për t’i bërë gjërat. A mund ta imagjinosh sikur ky libër të ishte bërë prej metali? Nuk do të ishte shumë i lehtë për t’u përdorur, apo jo?

3 R-të Ripërdorim, Reduktim, Riciklim

Tri R-të na mësojnë shumë gjëra që ne mund të bëjmë për të mbajtur pastër mjedisin. Kur ulim sasinë e gjërave që hedhim, si për shembull qeset plastike, ne ndihmojmë në mbajtjen pastër të mjedisit ku jetojmë, të ujit që pimë apo të ajrit që thithim. Gjithashtu, përdorimi i objekteve vetëm kur është e nevojshme është një ide e mirë. Dhe ne mund të riciklojmë gjëra, si për shembull, letrat, kanoçet, shishet duke i çuar në impiantet e riciklimit të mbeturinave, nëpërmjet përpunimit të të cilave mund të prodhohen objekte të reja. Mbajini mend mirë këto tri fjalë që fillojnë me R; është mënyra më e mirë për të mbrojtur planetin në të cilin jetojmë.

4 Elementet

Djemtë dhe vajzat në këtë libër zbulojnë katër elementet bazë: ajrin, tokën, ujin dhe zjarrin. Fëmijët mësojnë se si secila prej tyre së bashku luajnë një rol jetësor në veprimtaritë e njerëzve. Dy faqet e fundit të këtij libri të mrekullueshëm përmbajnë një udhëzues për prindërit.

5 shqisat

Në këtë libër djemtë dhe vajzat zbulojnë pesë shqisat e tyre: të parit, të dëgjuarit, të nuhaturit, të prekurit dhe të shijuarit. Ata kuptojnë se sa e bukur duket bota nëpërmjet funksionimit të shqisave në harmoni me njëra-tjetrën. Nëpërmjet tyre çdo fëmijë mund të shijojë një kek të mirë, mund të dëgjojë një muzikë të bukur, mund të shohë ngjyrat e ylberit e të tjera. Dy faqet e fundit të këtij libri të mrekullueshëm përmbajnë një udhëzues për prindërit.

6 Si lëvizim?

Përpara se bebet të mësojnë të ecin me të dyja këmbët, ato fillojnë të lëvizin këmbadorazi. Fëmijët, të cilët e kanë të pamundur të lëvizin pa ndihmë, përdorin patericat ose lëvizin me karrige me rrota. Disa njerëz, kur plaken, përdorin shkopin, i cili i ndihmon për të ecur më lehtë – që afërsisht është si të jesh me tri këmbë. Shumë kafshë ecin me 4 këmbë, insektet ecin me 6 këmbë, merimangat me 8 këmbë. Shumë kafshë dhe insekte fluturojnë si zogjtë p.sh., mollëkuqet dhe fluturat. Duke shfletuar faqet e këtij libri mund të zbulosh se në sa shumë mënyra lëvizin nga njëri vend në tjetrin kafshët e planetit tonë.

Blini online librin që dëshironi duke klikuar në www.librarialbas.al

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Kolegë, jepni më pak mësim, theksoni më shumë nxënien

Next Article

Mbi romanin “Terma humanitarë si fjala bombardim”

Related Posts