Rreth serisë “Dinozaurët”

Personazhi i serisë “Dinozaurët” është një djalë, i cili në fund zbulon se dinozauri për të cilin po flet, është lodra e tij e dashur, me të cilën fle çdo natë. Teksti nxit imagjinatën e lexuesit të vogël dhe i mëson atij karakteristikat e veçanta të llojeve të dinozaurëve, kuriozitete rreth mënyrës së ushqimit, jetës dhe të dhëna rreth zbulimit të fosileve të tyre nga shkencëtarët.

Libri “Brakiozauri – dinozauri më i gjatë” i serisë “Dinozaurët” flet për këtë lloj dinozauri katërkëmbësh barngrënës, emri i të cilit ka kuptimin “zvarraniku me krahë të degëzuar”. Ai mendohet se ka qenë aq i madh, sa hante deri në 200 kilogramë bimë në ditë dhe se jetonte deri në 100 vjet.

Libri “Tiranozauri Reks – mbreti i dinozaurëve” i serisë “Dinozaurët” flet për këtë lloj dinozauri dykëmbësh mishngrënës, emri i të cilit ka kuptimin “mbreti më tiran i zvarranikëve”. Për të thuhet se ka qenë kafsha më e madhe që  ka jetuar në Tokë dhe se mund ta kthente kokën nga të gjitha drejtimet.

Libri “Stegozaueri – dinozauri më miqësor” i serisë “Dinozaurët” flet për këtë lloj dinozauri katërkëmbësh barngrënës, emri i të cilit do të thotë “zvarranik me çati”. Ai dallohej lehtësisht prej dy rreshtave me pllakëza mbi  kurriz. Në fillim atë e quanin “dinozauri budalla”, për shkak të trurit të tij të vogël sa një arrë.

Libri “Triceratopsi – dinozauri më i fortë” i serisë “Dinozaurët” flet për këtë lloj dinozauri katërkëmbësh barngrënës, emri i të cilit ka kuptimin “fytyra me tri brirë”. Mendohet të ketë qenë dinozauri i fundit që eci mbi tokë dhe se ishte shumë i shpejtë.

Blini online librin që dëshironi duke klikuar në www.librarialbas.al

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Rreth serisë "Me pak fjalë"

Next Article

Rreth librit “Rruga në të cilën rrallë shkohet”, Scott Peck

Related Posts
më shumë

“Nokturn ’18”

Është një libër që të shijon shumë kur e lexon në atë gjendje kur, siç shkruan autori: “Gjithësia…

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427