Roli i drejtorëve në shkolla do të ndryshojë me ligj

“Brenda këtij viti kalendarik ne presim që roli i drejtorit të shkollës të amendohet si profesion i rregulluar. Pas marrjes së certifikatës, çdo person do të paraqitet te AKP për të marrë licencën. Licenca do të jetë me afat 6-vjeçar me të drejtë rinovimi”, deklaron këshilltari i Ministrisë së Arsimit Pëllumb Karameta.

Për të qenë drejtor shkolle duhen përmbushur disa kritere, një prej të cilëve, sipas ligjit të ri të arsimit, është certifikimi nga shkolla e drejtorëve.

“Çdo person duhet të ketë marrë certifikatën për përfundimin e shkollës, të ketë mbi 5 vjet përvojë pune, të mos ketë asnjë masë administrative dhe të mos jetë anëtar i një partie politike”, thotë Karameta.

Por, sipas këshilltarit të MAS, drejtori apo nëndrejtori i shkollës do të trajnohet dhe do të vlerësohet për performancën në punë edhe gjatë këtyre 6 viteve. Ndërsa thekson se projekti pilot për certifikimin e drejtorëve do të shtrihet edhe në qytetet e tjera.

“Nga muaji korrik Ministria e Arsimit do të nënshkruajë një memorandum bashkëpunimi me fakultetet që do të marrin përsipër të zbatojnë këtë program”, thotë ai.

Nga pilotimi i këtij projekti, janë trajnuar dhe certifikuar, për herë të parë 216 drejtues shkollash, 120 prej të cilëve nga Tirana, ndërsa pjesa tjetër nga Elbasani dhe Durrësi.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Fakulteti i Drejtësisë jo më me sistemin e Bolonjës

Next Article

Ushqimi i duhur për moshën 20 deri në 30 vjeç

Related Posts