Plani i drejtorit të shkollës

Materiali në vijim është një model i planit të drejtorit të shkollës i realizuar nga Ariola Voci, drejtore e gjimnazit jopublik “Nikola Koperniku” Elbasan dhe i miratuar nga drejtori i DAR Alqi Çabiri.

DREJTOR I DAR ELBASAN

ALQI ÇABIRI

DREJTORE E SHKOLLËS      

Ariola Voci  

Plani  drejtorit

Rubrikat

1. Hyrje

2. Masa e realizimit të objektivit (objektivave) të secilit nga dy planet e fundit vjetore të shkollës

3. Kreditet që parashikohet të fitohen gjatë vitit mësimor 2017 -2018, 2018-2019

4. Kumtesat që do të paraqiten në këshillin e mësuesve ose jashtë shkollës. 

5. Përqindja e orëve mësimore të parealizuara për arsye joshëndetsore.           

6. Numri i ankesave në Komisionin e Etikës dhe të sjelljes që komisioni i vlerëson të drejtë, paraqitur nga kryetari i komisionit. 

1. Hyrje

Plani i drejtorit i hartuar në përputhje të nenit 60 të DN për Sistemin Arsimor Parauniversitar. (Vlerësimi nga titullari i DAR), ka për qëllim:

a) të nxisë drejtorin për përmirësime të punës së tij; 

b) të krijojë hapësira bashkëpunimi dhe debate me kolegët për anët e forta të drejtorit dhe mundësitë e tij për përmirësime; 

c) të nxjerrë në pah përvojat e suksesshme të drejtorit dhe të përhapë këtë përvojë te drejtorët e tjerë.

Në përputhje me objektivat lëndore, synimet objektivat e shkollës, synimet dhe objektivat e DAR Elbasan  në këtë plan paraqiten në mënyrë të përmbledhur disa nga veprimtaritë e drejtorit në drejtim të kualifikimit personal për vitet shkollore 2017-2019, si dhe disa tregues për shkollën ku aplikohet. 

2. Masa e realizimit të objektivit (objektivave) të secilit nga dy planet e fundit vjetore të shkollës.

Duke u mbështetur në punën individuale të drejtorit, si dhe në marrëdhëniet e bashkëpunimit me kolegët, drejtori i shkollës Nikola Koperniku, vë në punë tërë asetet materiale të shkollës, si dhe tërë potencialet individuale për të realizuar objektivat në masën 95%. Ky realizim do të mbështesë: mbarëvajtjen e procesit mësimor, frekuentimin e nxënësve në shkollë, realizimin e kualifikimit individual si dhe të mësuesve të shkollës.  

3. Kreditet që parashikohet të fitohen gjatë vitit mësimor 2017 -2018, 2018-2019

Në vazhdim të kualifikimit personal synohen 5  kredite në vitet shkollore 2017-2019 me këto tema: 

a)  Moduli “Projektet kurrikulare” –Ky modul e përshtat procesin kurrikular në standardet e shkollës Nikola Koperniku. Ai realizon kapërcimin në vijueshmëri të vështirësive, përballjen me dukuri të paparashikuara, shtrirjen e projekteve në planet mësimore si dhe produktivitetin e tyre tek nxënësit. 

b) Moduli “ Hartimi i planit vjetor” –Një shpjegim i detajuar i hartimit të planit vjetor, duke u mbështetur në standardet e IZHA, DN si dhe karakteristikave individuale të shkollës. 

c) “Zbatimi i metodave origjinale të nxënies në nivel personal”-Ky modul mbështete në mendimet më të avancuara të psikologjisë moshore si dhe në modelet bashkëkohore të pedagogjisë. 

d) “Mirëmbajtja e rrjetit kompjuterik në shkollë”  -Moduli në fjalë është realizuar në bashkëpunim me profesionistë të fushës së informatikës dhe produktiviteti i tij është i matshëm përgjatë procesit mësimor

e) „Menaxhimi i klasës, koncepte teknika, parime“-Metodat më të fundit në mirëmenaxhimin e klasës dhe marrëdhëniet mësues-nxënës; nxënës-nxënës. 

4. Kumtesat që do të paraqiten në këshillin e mësuesve ose jashtë shkollës. 

Në përputhje me synimet e shkollës, objektivat dhe tematikës së mbledhjeve të këshillit të mësuesve nga ana e drejtorit do të mbahen këto kumtesa.

1 – “Qëllimi i arsimit parauniversitar. Korniza e kurikulës së re të arsimit parauniversitar. Kompetencat kyçe” .

2- “Të ndihmojmë të rinjtë të zhvillojnë kompetencat e duhura për qasjen ndaj informacionit dhe përpunimit të tij në mënyrë të pavarur”

3- “Si e zbatuam kurrikulën e re  në klasat e dhjeta. Çfarë arritëm të bënim ne për këtë vit shkollor”

5. Përqindja e orëve mësimore të parealizuara për arsye joshëndetsore. (plotësohet në vijim)

Mendojmë se për gjatë gjithë këtyre dy viteve shkollore shihet e minimizuar mundësia të neglizhaur procesin mësimor, me përjashtim të detyrave të ngarkuara nga DAR (trajnime, kualifikime, konferenca etj.)

              Data  Nr i orëve mësimoreArsyeja
     
     
  Total  

6. Numri i ankesave në Komisionin e Etikës dhe të sjelljes që komisioni i vlerëson të drejtë, paraqitur nga kryetari i komisionit. 

Duke qenë anëtare e këshillit të mësuesve, duke zbatuar me përpikëri DN dhe rregulloren e brendshme të shkollës do të përpiqemi të minimizojmë problemet konfliktuale me mësuesit. Gjithashtu do të synojmë një komunikim optimal me komunitetin e mësuesve, prindërve dhe nxënësve. Bazë e komunikimit të mirë, është respektimi i rregullores së shkollës, neneve të DN si dhe vlerave morale të përcjella edhe nëpërmjet Kodit të Etikës.

Gjithsesi  sfida jonë mbetet niveli 0 i ankesave dhe pakënaqësive. 

Nr.AnkesaArsyeja (pika e DN apo KE që janë shkelur)
   
     

e) Renditja e shkollës sipas treguesve të shkollave të suksesshme. 

Të renditet shkolla ndër shkollat më të mira të qytetit tonë, mbetet synimi dhe sfida kryesore jo vetëm e shkollës, por edhe e punës së drejtorit të Nikola Kopernikut. Për këtë drejtori do të bashkërendojë punën me tërë komunitetet dhe do të synojë që nxënësit tanë të jenë titullarë në projekte kombëtare e ndërkombëtare. 

f) Masat disiplinore nga titullari. 

Kemi egon dhe synimin që mbështetur në korrektësinë e punës sonë si dhe në respektimin e tërë ligjshmërisë, të mos ketë masa disiplinore nga titullarët e Institucioneve në varësi të të cilëve jemi. 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Marshimi im në botët e librave

Next Article

Vera, pushim apo mësim?

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427