Reagon ministrja Kushi për rastin e dhunës ndaj mësueses: Jam e indinjuar, dhuna s’është zgjidhje!

Ministrja e MAS, Evis Kushi ka reaguar për rastin e dhunës ndaj një mësueseje, ushtruar nga e afërmja e një nxënëseje në një shkollë në Memaliaj. Kushi, është shprehur se është shumë e indinjuar dhe se dhuna nuk është zgjidhje në institucionet arsimore.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka reaguar në lidhje me rastin e dhunës ndaj mësuese në shkollën 9-vjeçare “Nimete Progonati” në Memaliaj.

Ajo shprehet se është e indinjuar nga ky rast dhe se janë marrë masa të menjëhershme.

Në reagimin e saj, ministrja shprehet se nuk do të ketë tolerancë për asnjë rast dhune, as ndaj nxënësve dhe as ndaj mësuesve. Jam shumë e indinjuar nga rasti i dhunës së ushtruar mbi një mësuese në mjediset e shkollës 9-vjeçare “Nimete Progonati” në Memaliaj. 

Reagimi i plotë 

Pavarësisht arsyeve që kanë shkaktuar këtë ngjarje, dhuna nuk është asnjëherë mënyra e duhur për zgjidhjen e konflikteve. Në institucionet tona arsimore funksionojnë të gjitha strukturat e nevojshme për menaxhimin dhe zgjidhjen e situatave problematike.

Edhe pse është një rast i izoluar, për të cilin u morën masa të menjëhershme që ditën e djeshme, unë shpreh solidaritetin dhe u bëj thirrje nxënësve, prindërve dhe gjithë shoqërisë që ta trajtojmë mësuesin me respektin dhe dinjitetin që meriton. 

Ne nuk do të tolerojmë asnjë rast dhune, as ndaj nxënësve e as ndaj mësuesve, atyre që edukojnë me dashuri fëmijët tanë dhe përgatisin me përgjegjshmëri brezat e ardhshëm.

Dua të garantoj të gjithë prindërit që ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe do të marrim të gjitha masat që shkolla të jetë gjithmonë një mjedis i sigurt, i ngrohtë dhe i shëndetshëm për edukimin dhe mirëqenien e nxënësve tanë.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

E paprecedentë! Dhunohet mësuesja në Memaliaj, sulmohet fizikisht nga e afërmja e një nxënëseje

Next Article

Urdhrat për organizimin e konsultimeve në shërbim të nxënësve të klasës IX dhe nxënësve maturantë

Related Posts