Pse na quani “Mësues të thjeshtë”?

T’i thuash mësues i thjeshtë një individi që hap shkolla, një individi që mëson, që formon njerëz e profesionistë, një individi që mburrjen e vetme ka notën e mirë të nxënësit të tij, një individi që kolektivisht përbuzet dhe ende vazhdon të mësojë… është përveçse çmenduri edhe histori…

Vlerësimi i profesioneve dhe të mirat që jep një profesion në shoqëri kanë ndryshuar shumë vitet e fundit. 

Mirënjohja kolektive është kthyer drejt formalizmave zyrtare, aq sa sot lehtësisht i thuhet “Faleminderit ” një biznesi që shet një produkt sesa një mjeshtri që të aftëson për një punë të caktuar.

Në shoqërinë e kohës, të gjithë duan të bëhen dikushi, por nuk vlerësojnë faktin që ky përfitim buron pikërisht nga shkolla, mësuesit.

Pozicioni i tij (i mësuesit) aktual është nën presionin e një vlerësimi të papërshtatshëm.

Në tryeza ekspertësh, njerëzish të lidhur drejtpërdrejtë ose jo me arsimin, mësuesin e quajnë “mësues i thjeshtë”. Kjo jo për të treguar titullin e tij, por për të pasqyruar përbuzjen shoqërore që armata e vlerësuesve “mediokër e të paaftë” u ka përcaktuar mësuesve. 

Vlerësimi financiar nuk është e vetmja shuplakë që koha i ka dhënë mësuesit, por krahas tij shtohet dita – ditës përçmimi social dhe mosmirënjohja kolektive. “Ekselentët” e çdo fushe të shitur si autodidaktë, kanë harruar që analfabetizmi i tyre, padija sociale dhe shkencore u zhduk nga mësuesit. 

Pikërisht nga ata njerëz që jetën e tyre Individuale dhe profesionale nuk e kanë të ndarë. Pikërisht nga ata njerëz që ditën e punës e kanë 24 orëshe.

T’i thuash mësues i thjeshtë një individi që hap shkolla, një individi që mëson, që formon njerëz e profesionistë, një individi që mburrjen e vetme ka notën e mirë të nxënësit të tij, një individi që kolektivisht përbuzet dhe ende vazhdon të mësojë… është përveçse çmenduri edhe histori.

Kjo ndodh në histori shqiptare; aty ku ekselentët mbushin universitetet dhe nuk pranojnë që shkaku i suksesit të tyre është pikërisht mësuesi. Madje, po të bisedosh me mësues edhe ata vetë ndjehen në vështirësi kur vetëprezantohen si mësues. 

Kjo pasi një 7 Mars mediokër iu përbalti figurën nga njerëz që mirënjohjes i vënë çmim në çdo rast. Kjo pasi të paaftët i quajtën mësuesit të paaftë sepse nuk i kënaqën dëshirën për notë të lartë për fëmijën e tyre indiferent. 

Kjo pasi një shoqëri e tërë nga zoti mësues drejtoi gishtin nga mësuesi duke e quajtur atë një “copë mësues”.

Përgjithësimi i këtij lloji nuk i shkakton dëm vetëm të dëmtuarve, por rrjedhimisht çdo nxënësi i cili merr të gatshëm vlerësimin për mësuesin nga një shoqëri e tërë ende pa e takuar atë. 

Në një situatë të tillë, teksa titujt u njihen atyre që “i blenë ato”, duke qenë se koha, njerëzit nuk e njohin titullin mësues, i drejtohem fjalorit: Titull; Emërtim që i jepet një punonjësi shkencor a mësimor…Pra, në kohën e çudirave, prapësive, mosmirënjohjeve kolektive, vazhdojmë të punojmë si gjithmonë edhe pse jemi mësues të thjeshtë ose thjeshtë mësues. 

Mësimdhënia është më i madhi akt i optimizmit. Në këto kushte me optimizëm presim që vlerësimin për ne ta ndryshojnë pikërisht nxënësit tanë, ata që sot na thonë shkurt prof/zyshë.

Alma Shiba Mara 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
2 comments
  1. 672822 14469Jane wanted to know though your girl could certain, the cost I merely informed her she had to hang about until the young woman seemed to be to old enough. But the truth is, in which does not get your girlfriend to counteract utilizing picking out her very own incorrect body art terribly your lady are generally like me. Citty design 427205

  2. 876320 617750The the next occasion I read a weblog, I actually hope so it doesnt disappoint me around brussels. Come on, man, Yes, it was my option to read, but I just thought youd have some thing fascinating to state. All I hear can be a lot of whining about something which you could fix in the event you werent too busy looking for attention. 95832

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Kolegët e punës janë intelektualët e shoqërisë

Next Article

“Të drejtat e fëmijëve” që e kanë bërë shkollën si han

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427