Mësimdhënia është bërë gjithnjë e më e vështirë me kalimin e kohës dhe suksesi i nxënësve po bie me një ritëm alarmues. Bazuar në hulumtime të huaja, më poshtë janë renditur 7 nga sfidat më të zakonshme me të cilat përballen mësuesit sot.
Frymëzimi i nxënësve për të qenë të interesuar
Mësimdhënësit po kërkojnë një mënyrë për të lehtësuar presionin e nxënësve duke i mbajtur ata të interesuar dhe duke u siguruar që praktikat e mësimit dhe detyrat e shtëpisë të jenë argëtuese, të arritshme kudo, të synuara për të përmirësuar dobësitë e tyre dhe duke siguruar që të mësuarit të zhvillohet në një mënyrë më të favorshme dhe në një mjedis me më pak presion.
Përmirësimi i rezultateve të të nxënit
Hartimi i rezultateve të të nxënit, me të cilat matim potencialin dhe suksesin e nxënësve është një sfidë e madhe. Përmbushja e rezultateve të të nxënit dhe raporteve të mësuesve është bërë e paimagjinueshme. Edhe nëse këto bëhen mirë, mësuesit ende nuk e kuptojnë atë pamjen 360° se sa të mirë janë nxënësit e tyre në tërësi. Për më tepër, gjetja e mënyrës së duhur për të automatizuar këtë proces në mënyrë të tillë që rezultatet në kohë reale të jenë ato që nevojiten është me rëndësi parësore.
Diferencimi dhe personalizimi i mësimdhënies
Ajo që funksionon për një nxënës, nuk funksionon për një tjetër. Mësimdhënësit e kanë kuptuar këtë, por kanë shumë pak mënyra për të testuar dhe për t’u siguruar që nivele të ndryshme aftësish janë duke u vlerësuar. Një valë e re vlerësimesh dhe mënyra se si zhvillohet mësimi është e rëndësishme. Llojet më të reja të pyetjeve, provimet e zgjeruara në media dhe të ngjashme janë ato që kërkojnë mësuesit; diversifikimi i mësimdhënies dhe mbajtja e tij e thjeshtë në të njëjtën kohë është një ekuilibër që është i vështirë për t’u gjetur.
Frymëzimi i nxënësve për të qenë të pavarur
Ajo që nxënësit bëjnë në shkolla është vetëm një pjesë e përpjekjes që duhet bërë për suksesin akademik. Me këtë në mendje, mësimdhënësit kanë një presion shtesë të shtuar për t’i bërë nxënësit të bëjnë përpjekje shtesë jashtë klasës. Nxënësit ende nuk kanë gjetur nxitjen e duhur për t’u marrë me këtë çështje. Mësimdhënësit po kërkojnë një mënyrë që të mund t’i inkurajojnë nxënësit të mësojnë ndërsa argëtohen dhe të mos e bëjnë të duket sikur ndjekja e njohurive është një detyrë e lodhshme.
Gjetja e kohës për të vazhduar me detyrat administrative
Duhet shumë kohë dhe punë për të hartuar kurrikulën, për të dhënë mësim, për t’u angazhuar në klasë dhe për të korrigjuar dhe vlerësuar testet. Më pas duhet të shpenzoni orë të tëra duke plotësuar raporte, analiza, pikat e forta, të dobëta dhe tregues të tjerë të performancës. Mësimdhënësit po kërkojnë mënyra për t’u lehtësuar nga kjo barrë, në mënyrë që të fokusohen në mësimdhënie dhe në promovimin e rëndësisë së edukimit dhe të nxënit.
Kuptimi i teknologjisë
Me përparimin e internetit dhe ndryshimin e teknologjisë, mësimdhënësit e kanë pasur të vështirë të gjejnë sisteme dhe platforma të lehta por efektive për të drejtuar klasat e tyre.
Përfshirja e prindërve
Informimi dhe përfshirja e prindërve është një fushë kryesore me të cilën mësuesit dhe administratorët po e kanë të vështirë të punojnë. Mësuesit po kërkojnë një mënyrë të thjeshtë që prindërit të jenë pjesë e udhëtimit të fëmijëve të tyre, të kenë një kuptim të mirë të aftësive të tyre dhe të monitorojnë performancën e tyre në baza të rregullta.
Era Baliu
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.