Provimi i kualifikimit do të zhvillohet më 4 prill, shpallen afatet e aplikimit dhe procedurat

Për të gjithë të interesuarit të cilit do t’i nënshtrohen provimit të kualifikimit ju bëjmë me dije se data e zhvillimit të tij është 4 prilli. Më poshtë ju mund të njiheni me të gjitha procedurat si dhe afatet e aplikimit e të dorëzimit të dokumenteve.

Provimi me shkrim për kategoritë e kualifikimit të mësuesve në sistemin arsimor parauniversitar për vitin shkollor 2019-2020 do të zhvillohet më datën 04 prill në orën 10 e 30 dhe 12 e 30, në Tiranë. Për sa i përket vendit ai do të mbahet në mjedise të planifikuara nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP).  

Mësuesi kandidat për provimin e kualifikimit plotëson kërkesën për të marrë pjesë në procedurat e kualifikimit dhe e dorëzon atë në ZVAP së bashku me portofolin profesional sipas profilit përkatës brenda datës 14 shkurt 2020.

“DRAP-ja harton listat përfundimtare për të gjitha ZVAP-të në juridiksion të saj, sipas formatit të ASCAP për hedhjen e të dhënave dhe i dërgon në formë elektronike dhe zyrtare në ASCAP dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar (DPAP) brenda datës 5 mars 2020. Pas kësaj date nuk bëhen ndryshime në listën e mësuesve kandidat”, detajohet në shkresën që MASR u ka dërguar tashmë të gjitha drejtorive të arsimit në vend, mbi nisjen e përgatitjeve që duhet të bëjnë për kualifikimin e mësuesve përgjatë këtij viti, shkresë të cilën më të plotë e gjeni më poshtë në formatin PDF. 

Për t’u orientuar për këtë provim, në faqen e (ASCAP) shumë shpejt do të publikohen programet orientuese për secilën lëndë, në të cilat detajohen objektivat dhe tematikat rreth të cilave do të hartohen pyetjet e testit final. 

Në ditët në vijim do t’ju informojmë për detaje të tjera. 

Kaltra Tafani

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Cilat janë përgjegjësitë e nxënësve?

Next Article

Idetë që ndryshuan arsimin dhe mësimdhënien

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427