Provimet Kombëtare të Arsimit Bazë, MASR publikon udhëzuesin për klasat e 9-ta

MASR ka bërë publik udhëzuesin dhe modelin e pyetjeve për Provimet Kombëtare të Arsimit Bazë (PKAB). Materiali përmban testet e provimeve kombëtare të arsimit bazë, për gjuhën shqipe dhe matematikën, bashkë me skemat e vlerësimit.

Në rrjetet e saj sociale, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka publikuar udhëzuesin dhe modelin e pyetjeve për Provimet Kombëtare të Arsimit Bazë (PKAB). 

Materiali përmban testet e provimeve kombëtare të arsimit bazë, për gjuhën shqipe dhe matematikën, të shoqëruara bashkë me skemat e vlerësimit. 

Ai u shërben nxënësve, mësuesve, specialistëve të arsimit dhe të gjithë të interesuarve në funksion të përmirësimit në arritjen e standardeve të mësimdhënies dhe të të nxënit në shkollë.

Për ta bërë sa më të lehtë përdorimin e këtij materiali, përmbajtja e tij është ndarë në 3 seksione: 

a) Seksioni 1: përmban testet e përdorura në PKAB, lënda e gjuhës shqipe, bashkë me një informacion mbi përmbajtjen e testit, kompetencat që vlerëson, nivelet e vështirësisë së testit, llojet e pyetjeve etj.

b) Seksioni 2: përmban testet e përdorura në PKAB, lënda e matematikës, bashkë me një informacion mbi përmbajtjen e testit, kompetencat që vlerëson, nivelet e vështirësisë së testit, llojet e pyetjeve etj.

c) Seksioni 3: përmban skemat e vlerësimit për testet e përdorura në PKAB, lënda e gjuhës shqipe dhe matematikës.

Udhëzuesi dhe Modeli i pyetjeve për provimet kombëtare të arsimit bazë për klasën e IX-të në PDF.

PKAB është një provim kombëtar që zhvillohet në përfundim të arsimit 9-vjeçar të detyruar dhe shërben për të certifikuar nxënësit që përfundojnë këtë cikël arsimimi. Ky provim mat njohuritë dhe kompetencat e tyre në tri fusha: Gjuhë Shqipe, Gjuhë e Huaj dhe Matematikë.

N. Allkja Biçaku

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Gjuha shqipe 2, tema mësimore: “Në pishinë”

Next Article

Qytetari 9, tema mësimore “Debati publik”

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427