Viti i ri shkollor, ambiente të reja për nxënësit e Tiranës

Me nisjen e vitit të ri shkollor, nxënësit e kryeqytetit do të kenë mundësi që të studiojnë në kushte të denja.

Në një kohë që qytetarët i janë drejtuar bregdetit për të shijuar pushimet, punonjësit e ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës kanë nisur punën për rikonstruksionin e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, si në ambientet e brendshme, ashtu edhe në ato të jashtme.

Siç mund të shihni edhe nga këto foto, nxënësit e gjimnazit “Partizani” këtë vit kanë edhe një arsye më tepër për të qenë “kampion” në arritjen e rezultateve të larta në mësime. Aktualisht janë rehabilituar të gjitha ambientet e brendshme për të përmirësuar kushtet e mësimdhënies për brezat e rinj.

Viti i ri shkollor ruan plot surpriza edhe për nxënësit e shkollës “Ahmet Gashi”, ku është bërë i mundur rehabilitimi i këndit të lojërave që të gjithë nxënësit të kenë një hapësirë të denjë sportive.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

MASHT aprovon vijimin e procesit të pilotimit në parashkollor si dhe në klasën: 1, 6 dhe 10

Next Article

6 këshilla për krijimin e grupeve efektive të studentëve

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427