Në këtë projekt fokusi vendoset tek kujdesi që prindi duhet të ketë në raport me fëmijën, duke i konsideruar ata bashkëpunëtorë. Sa rëndësi ka vëmendja, inkurajimi, motivimi, shpërblimi. Shtrohen pyetje mbi të nxënin, mbi këshilla, për shembull sa duhet të jetë një prind një vëzhgues i rregullt, si të ulet dhe të bisedojë me fëmijën, si ta përdorë median për edukim, deri në ç’masë ajo është e dëmshme dhe deri më ç’masë është e dobishme.
Objektiva e këtij projekti janë:
- Të njohim prindërit me synimin e shkollës
- Të njohim prindërit me ndryshimet në kurrikul dhe ndryshimet në tregun e punës
- Të njohim prindërit me detyrimet dhe të drejtat e tyre
- Të shndërrojmë shkollën në një shkollë efektive falë partneriteit shkollë-familje.
- T’u tregojmë prindërve teknikat dhe metodat e mësimdhënies nëpërmjet të cilave mësojnë nxënësit
- Të ndihmojmë dhe trajnojmë prindërit e fëmijëve me vështirësi në të nxënë.
- Të kultivojmë interesin për arsim, dije, aftësi, falë njohurive,shprehive dhe vlerave që ndërtohen në shkollë
- Prindi është arsimtari i parë i fëmijës së vet.
Bledar Lipo; Shkolla “Selim Gjona” Pogradec
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.