Edlira Angjeliu, mësuese në gjimnazin Kristaq Capo, Berat, sjell për Portalin Shkollor, modelin e nje projekti ndërlëndor, në të cilin janë përfshirë të gjitha fushat dhe lëndët përkatëse të gjimnazit, si dhe fotografi të produkteve të projektit.
Arsimi i sotëm krijon kushte dhe mundësi që nxënësi të zhvillohet në mënyrë të pavarur dhe të gjithanshme, të zhvillojë kompetencat e nevojshme për të përmbushur rolin e tij si si anëtar i një shoqërie shumë kulturore, në një botë gjithnjë e më të ndërvarur. Programet shkollore janë hartuar në funksion të qasjes kurrikulare me bazë kompetencat. Lidhja mes rezultateve të të nxënit të kompetencave të lëndës dhe kompetencave kyçe, siguron zhvillimin e ndërsjelltë të tyre dhe mundëson integrimin lëndor.
Si mund ta realizojmë integrimin lëndor në lëndën e gjeografisë?
Më poshtë po ju sjell modelin e një projekti ndërlëndor me temë: “Shkretëtirat”, në të cilin janë përfshirë të gjitha fushat, lëndët përkatëse që zhvillohen në gjimnaz dhe nëntemat për çdo lëndë për të realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme këtë projekt ndërlëndor, i cili mund të zhvillohet në gjeografinë e klasës së X ose të XI. Projektet ndërlëndore plotësojnë shumë mirë rezultatet e të nxënit për lëndë të caktuara, por janë edhe më të plota, të larmishme dhe argëtuese për nxënësit dhe mësuesit kur realizohen në bazë shkolle.
Mësuesit e lëndëve kanë rolin:
Orientues
Adresues
Konsultues
Mbështetës
Sygjerues
Korrektues
Në ç’pjesë të kurrikulës do të përfshihet projekti ndërlëndor
Klasa XI:
18 orë mësimi-Shërbim komunitar
18 orë mësimi-Projekt kurrikular
Kush e vlerëson projektin ndërlëndor.
Të gjithë mësuesit për proçesin dhe rezultatin. Më tepër se me notë këto projekte vlerësohen për punën hulumtuese, krijuese, prezantuese të nxënësve individualisht apo ne grup. Të mësuarit e nxënësit në shkollë duhet të imitojë të menduarit e shkencëtarit dhe të hulumtuesit të ardhshem”.
Edlira Angjeliu, mësuese histori-gjeografi, Kristaq Capo, Berat
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
These data indicated that CSC 3436 combined with tamoxifen may be a potential approach for treatment TNBC where can i buy priligy online safely Rumsfeld s face finally got some anger, he took a torasemide equivalent furosemide hspx blood pressure pills step and shouted Lord God
Excellent, what a website it is! This web site
presents valuable information to us, keep it up.
Also visit my website … myhomehobby