Portali Shkollor Albas shpall për të dytin vit radhazi marsin “Muaji i Mësimdhënësve dhe i Nënave”

Portali Shkollor shpall për të dytin vit radhazi muajin mars si Muajin e Mësimdhënësve dhe të Nënave, ku të gjithë ftohen të bëhen zë për figurën e mësuesve dhe të nënave, në respekt të tyre!Ju mund të na i dërgoni shkrimet ose krijimet tuaja në adresat tona të kontaktit.

7 dhe 8 Marsi, festë apo protestë?! 

Pse jo një muaj kushtuar nënave dhe mësimdhënësve? 

Pse jo një muaj kushtuar gjithë rëndësisë që këto dy figura kanë për mbarë kombin?!

Sigurisht nisma që ne si Portal Shkollor e kemi iniciuar vitin që shkoi, edhe këtë vit do të jetë një  formë proteste për ata që dinë se për çfarë duhet të protestojnë dhe një mënyrë feste për “fitoret” që kanë arritur si mësues ose nëna, femra! Por pse jo edhe një forcë dhe optimizëm për t’ia dalë mbanë kësaj periudhe të vështirë pandemie e për t’i dhënë shpresë një brezi të ri që u përballë dhe po përballet me turbulenca nga më të ndryshmet!

Nisur nga këto por edhe nga një sondazh që ne zhvilluam vjet me mijëra vetë i janë përgjigjur pozitivisht pyetjes “Si mendoni, a duhet të shpallet muaji Mars si muaji i mësimdhënësve dhe i nënave?”, duke thënë “Po”. 

Po si mund t’i bashkoheni kësaj nisme?

Pa mendojeni pak, për çfarë do të protestonit ju si mësues? Po si nëna? Cilat janë gjerat më të bukura për të cilat ia vlen të festohet jo vetëm këtë 7-8  mars, jo vetëm këtë muaj Mars, por gjithmonë? Keni ndonjë pasion të cilin dëshironi ta ndani? 

Për të qenë pjesë e Muajit të Mësimdhënësve dhe të Nënave mjafton të na dërgoni idetë tuaja, shkrimet, krijimet, etj., në adresën e emailit info@portalishkollor.al ose të na shkruani mesazh në faqen tonë të Facebook https://www.facebook.com/portalishkollor/ 

7 dhe 8 Marsi këtë herë nuk do të jenë thjesht festa të cunguara, por për disa ditë me radhë. Ne, së bashku, do të kontribuojmë në forcimin e trinomit të pashtershëm “mësues – nxënës – prind”, duke zyrtarizuar pa firmë e vula muajin mars si Muajin e Mësimdhënësve dhe të Nënave. 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Me ju dhe për ju mësues/e dhe nëna, gurëthemelet e shoqërisë sonë

Next Article

1 Marsi - Dita e Zero Diskriminimit, ide ndërgjegjësimi për nxënësit

Related Posts