“Protagonistët” lexojnë legjendat shqiptare

Në vijim të aktiviteteve të projektit “Na ishte një herë … libri” nxënësit e shkollës “Protagonistët” u mblodhën në Parkun Rinia për të lexuar së bashku “Legjenda dhe vende shqiptare”.

Shtëpia Botuese Albas, Ministria e Kulturës  dhe Bashkia e Tiranës  ju ftojnë të mblidheni së bashku në natyrë për të lexuar. Libri është miku më i mirë i të gjithëve prandaj dhe kjo ftesë është mirëpritur nga nxënësit e shkollës Protagonistët.

Në vijim të aktiviteteve të projektit “Na ishte një herë … libri” nxënësit e shkollës “Protagonistët” u mblodhën në Parkun Rinia për të lexuar së bashku “Legjenda dhe vende shqiptare”. 

Qëllimi i aktiviteteve të organizuara është kthimi i vëmendjes së fëmijëve tek libri dhe leximi. Nxënësit ftohen të mblidhen së bashku, të lexojnë pjesë nga librat e zgjedhur, t’i komentojnë dhe të kuptojnë se sa i rëndësishëm është libri. 

Legjendat janë rrëfime fantastike, të cilat kalojnë gojë më gojë dhe ndryshojnë sipas këndvështrimit të atij që tregon. Por thelbi poetik i tyre mbetet i njëjtë. Nxënësit e shkollës “Protagonistët” dëgjuan legjendat e shkëputura nga libri “Legjenda dhe vende shqiptare”, botim i Albas-it, dhe panë fotot ilustruese të realizuara nga fotografi Felix Bilani.

“Legjenda dhe vende shqiptare”

Fantastikja e legjendave që vjen përmes ilustrimeve origjinale ndërthuret me historinë e lashtë të disa vendeve shqiptare, si dhe me pamjen që kanë këto vende sot. Nëpërmjet një guide të ngjashme me guidat turistike, personazhi i librit, fotografi, ka sjellë pamje të mrekullueshme që lidhen me natyrën dhe vendet plot trashëgimi kulturore. Autorët i kanë sjellë legjendat nëpërmjet rrëfimit të moderuar dhe të përshtatshëm për moshën e fëmijëve. Ky libër synon të nxitë te fëmijët ndjenjën estetike ndaj së bukurës si edhe dashurinë për të shkuarën dhe për të tashmen e vendlindjes së tyre. 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Përdorimi i ekraneve vonon të folurin te fëmijët

Next Article

“Besoni në vetvete, kapuni fort pas ëndrrave”

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427