Plan aktiviteti me nxënës

Zarina Napi, mësuese e shkollës 9-vjeccare “Agim Tafili”, ka hartuar dhe realizuar këtë plan aktiviteti me temë “Festojmë festat e 28-29 Nëntorit”. Synimi është njohja e nxënësve me rëndësinë e këtyre datave historike

PLAN AKTIVITETI

Tema: Festojmë festat e 28-29 Nëntorit.

Klasa: VI,VII,VIII,IX (nivel shkolle).

Synimi: Njohja e nxënësve me rëndësinë e këtyre datave historike.

Përfituesit: nxënësit e klasave VI,VII,VIII,IX.

Koha e aplikimit: 1 Muaj

Pjesëmarrësit: nxënësit, mësues, prindër, përfaqësues të drejtorisë, përfaqësues të komunitetit, psikologia e shkollës etj.

Pritshmëritë:

  • forcimi marrëdhënieve prind –mësues- nxënës
  • stimulim i talenteve të reja
  • ndjenja patriotizmi

Rezultatet sipas kompetencave kyçe:

  • Të njohin rëndësinë e këtyre datave historike dhe bëjnë dallimin mes tyre
  • Të përshkruajnë bukur figurën e Ismail Qemalit dhe patriotëve të tjerë shqiptarë që kontribuan në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.
  • Të përcjellim mesazhe nëpërmjet interpretimit, duke sjellë fjalët e luftarëve tanë.
  • Të përshkruajnë bukur Marigonë (vajza që qëndisi flamurin).
  • Të interpretojnë bukur role.
  • Të recitojnë bukur vjersha kushtuar atdheut.
  • Të flasin për rëndësinë e çlirimit të atdheut.
  • Të flasin për rëndësinë e çlirimit të atdheut.
  • Të këngojnë bukur dhe me ndjenjë, këngë kushtuar luftarëve që flijuan jetën për çlirimin e atdheut.
  • Të njohin rëndësinë e këtyre datave historike dhe të bëjnë dallimin mes tyre. 
  • Të përshkruajë bukur figurën e Ismail Qemalit dhe patriotëve të tjerë shqiptarë që 
  • Të përcjellin mesazhe nëpërmjet interpretimit, duke sjellë fjalët e luftëtarëve tanë

METODAT:

Diskutimi i lirë

Veprimtari praktike

Punë në grup

Mjetet e punës

Magnetofon, disqe me këngë  kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë, materiale të ndryshme për zbukurimin e ambientit të shkollës, video- projektor, aparate fotografike, flamuj, postera etj.

Struktura e zhvillimit  të veprimtarisë

1 – Faza përgatitore

Prezantohet me video- projektor një material filmik ku Ismail Qemali shpall pavarësinë në Vlorë.

Fillon diskutimi:

Ç’përqasojnë pamjet e mësipërme?

Çfarë informacioni na japin?

A ndiheni krenarë?

2 – Faza e realizimit të veprimtarisë

Ndarja e grupeve:

Grupi i recituesve

• Ka për detyrë të përgatisë vjersha kushtuar atdheut, duke interpretuar me ndjenjë dhe emocione.

Grupi i këngëtarve

• Ka për detyrë të gjejë dhë të interpretojnë bukur këngë kushtuar atdheut tonë.

Grupi  i dramatizimit 

• Ka për detyrë të na risjellin momentin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga Ismail Qemali, qëndisjen e flamurit nga Marigoja.

Grupi i kërcimit

• Ka për detyrë të paraqesë një valle tradicionale shqiptare.

Grupi i reklamave:

• përgatitin skenarin.

• përgatitin ftesa për të ftuarit.

Grupi i ekonomistëve të vegjël

• Siguron buxhetin paraprak.

• Ndan buxhetin sipas nevojave që kërkohet.

 Detyrë

  • Hartojmë bashkë me nxënësit një orar në lidhje me përgatitjen e aktivitetit.
  • 2 orë pas mësimit, çdo të hënë të muajit Nëntor.
  • Informimi i vazhdueshëm mbi mënyrën se si po ecën organizimi i aktivitetit.
  • Shkëmbimi i vazhdueshëm i mendimeve.
  • Caktimi i datës së organizimit të veprimtarisë.

3 – Faza e organizimit të  aktivitetit

  • Përgatitet ambienti (pjesa hyrëse e shkollës).
  • Vendosen karrige për akomodimin e familjarëve.
  • Në vende të dukshme vendosen flamujt kuqezi.
  • Nxënësit performojnë në këngë, në kërcim, me interpretime të poezive dhe dramatizim.
  • Prindërit të ndryshëm përshëndesin herë pas here me duartrokitje.
  • Përfaqësues nga komuniteti janë të pranishëm.
  • Mësues – prindër janë të lirshëm për të biseduar rreth organizimit dhe interpretimit të nxënësve.

Përfundime

-Ishte një festë e bukur dhe plot ndjenja krenarie dhe atdhetarizmi.

Nxënësit:

(U ndjemë shumë mirë…., …….. jam krenar që jam shqiptar, bashkë mund të bëjmë përsëri gjëra të bukura… ishte perfekte!).

Zarina Najpi

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
1 comment
  1. 752948 204317Quite unusual. Is likely to appreciate it for those who add forums or something, web site theme . a tones way for your customer to communicate. Excellent task.. 37113

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Rregulla të çuditshme të institucioneve arsimore

Next Article

Mesazhe mbi arsimin/ Përkushtimi ndaj shkollës

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427