Rolet dhe përgjegjësitë në vlerësim

Vlerësimi i nxënësit është një proces i rëndësishëm jo vetëm për nxënësit por edhe për prindërit, mësuesin e stafin drejtues të shkollës. Por cili është roli dhe përgjegjësia e gjithsecilit në këtë proces?

Nxënësit:

– angazhohen aktivisht në procesin e të nxënit; 

– vlerësohen si pjesë e të nxënit të përditshëm përmes një sërë veprimtarish, përfshirë dialogun dhe ndërveprimin me bashkëmoshatarët dhe mësuesit, kërkimet praktike, demonstrimet, prezantimet me gojë, diskutimet; 

– vlerësohen përmes punëve me shkrim dhe produkteve të tilla, si veprimtari krijuese, raportime, projekte; 

– demonstrojnë njohuritë, shkathtësitë dhe qëndrimet përmes një sërë të dhënash, përfshirë detyrat e vlerësimit, veprimtaritë, testet dhe provimet; 

– planifikojnë dhe rishikojnë të nxënit e tyre përmes reflektimit, vendosjes së qëllimeve të të nxënit dhe përcaktimit të hapave të mëtejshëm të të nxënit personal; 

– rishikojnë të nxënit e tyre përmes vetëvlerësimit; 

– bashkëpunojnë në vlerësimin e bashkëmoshatarëve; 

– kontribuojnë në moderimin e vlerësimit.

Mësuesit dhe stafi drejtues:

– planifikojnë, hartojnë dhe kryejnë vlerësime, si pjesë e vazhdueshme e procesit të të nxënit dhe mësimdhënies, dhe në mënyrë periodike përdorin vlerësime specifike, teste ose provime; 

– sigurojnë që vlerësimi të mbështesë të nxënit dhe të bazohet në një bazë të dhënash, të cilat gjykohen përkundrejt rezultateve të pritshme dhe nxisin progres, gjerësi dhe thellësi në procesin e të nxënit; 

– punojnë me kolegët për të zhvilluar një kuptim të përbashkët për rezultatet e pritshme përmes veprimtarive, të cilat përfshijnë planifikim koherent, kontroll, përvojë, rishikim dhe feedback për përmirësim; 

– përfshijnë nxënësit plotësisht në vlerësim dhe i ndihmojnë ato të kuptojnë çfarë pritet prej tyre; 

– marrin pjesë në sigurimin e cilësisë, moderimin e veprimit, duke përdorur materiale të vlefshme për zhvillimin e ekspertizës së vlerësimit dhe për sigurimin e praktikave të vlerësimit të vlefshme dhe të besueshme; 

– vlerësojnë të dhënat e të nxënit për të kontribuar në raportimin e arritjeve të nxënësve dhe progresin e tyre; 

– raportojnë rezultatet e arritjeve të nxënësve për palët e interesit (nxënësit, prindërit, mësuesit, qeverisja lokale, institucionet profesionale, MAS, shoqëria civile etj.); 

– informojnë prindërit/kujdestarin në kohë dhe në mënyrë të vazhdueshme për suksesin dhe vështirësitë e fëmijëve të tyre dhe i udhëzojnë ata si të ndikojnë në përmirësimin e rezultateve; 

– shpjegojnë rezultatet e nxënësve duke marrë parasysh kushtet në të cilat janë arritur ato (socio – ekonomike, kulturore etj.); 

– përgatitin raportime për arritjet në nivel klase ose fushe të nxëni dhe i interpretojnë ato; 

– shqyrtojnë veprime të ndryshme me synim përmirësimin e vlerësimit; 

– kujdesen për besueshmërinë e informacioneve dhe përdorimin e drejtë të tyre.

Prindërit:

– përfshihen aktivisht në mbështetje të të nxënit të fëmijëve të tyre; 

– përfshihen plotësisht kur fëmijët dhe të rinjtë kërkojnë mbështetje përmes programeve individuale; 

– marrin informacion të rregullt rreth anëve të forta të fëmijëve të tyre, progresit dhe arritjeve të tyre; 

– informohen për boshllëqet dhe mënyrat përmes të cilave mund t’u vihet në ndihmë nxënësve; 

– informohen për performancën e fëmijëve në shkollë përkundrejt niveleve të arritjeve në shkallë të veçanta në fushat e të nxënit; 

– sigurojnë mundësi që stafi të bashkëpunojë për planifikimet kurrikulare të të nxënit, mësimdhënies dhe vlerësimit në mënyrë koherente për të siguruar thellësi, sfida dhe zbatim të të nxënit; 

– sigurojnë mundësi që stafi të diskutojë, të shkëmbejë përvoja dhe të zhvillojë kuptimin për rezultatet e pritshme përmes pjesëmarrjes në moderimin e vlerësimit (detyrave); 

– sigurojnë që veprimtaritë mësimore të përmbushin qëllimet dhe të jenë të menaxhueshme; 

– sigurojnë që monitorimi dhe kontrolli i progresit të nxënësve mbështet të nxënit e tyre; 

– sigurojnë që vetëvlerësimi bazohet në një sërë të dhënash mbi të gjitha aspektet e të nxënit.

Autoritetet arsimore

Kanë përgjegjësinë: 

– të sigurojnë informacion për cilësinë e edukimit në shkollë dhe standarde të përshtatshme në edukim; – të mbështesin vetëvlerësimin dhe përmirësimin e proceseve; 

– të sigurojnë që shkollat kanë infrastukturën e nevojshme për të mbështetur gjykimet e mësuesve dhe të fokusohen në veprimet e nevojshme për përmirësim; 

– të lehtësojnë rrjetet lokale dhe të kontribuojnë në veprimtaritë mësimore përmes përfshirjes së partnerëve në sektorë të ndryshëm;

– të lehtësojnë zhvillimin e një bashkëpunimi efektiv ndërmjet autoriteteve arsimore dhe partnerëve dhe të lidhin praktikat lokale me ato në nivel kombëtar; 

– të sigurojnë mundësi që shkollat të përmbushin rezultatet e pritshme; 

– të sigurojnë që informacioni i vlerësimit përdoret në mënyrën e duhur për të inkurajuar stafin e shkollës, me synimin që ai të reflektojë për lidhjet ndërmjet praktikës së klasës dhe rezultateve të pritshme të nxënësve, për përmirësimin e mëtejshëm të tyre.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Mësim i bazuar në projekte (PBL) & STEM

Next Article

Kurrikula e re vë nxënësin në qendër të mësimdhënies

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427