Mësuese Blerina Canga ka përgatitur përshkrimin e vlerësimit të notës vjetore në lëndën e matematikës. Secila notë shoqërohet me përshkrimin përkatës.
Nota | PËRSHKRIM I VLERËSIMIT TË NOTËS VJETORE MATEMATIKË AMU |
---|---|
4 | Demostron një shkallë të pamjaftueshme të zotërimit dhe zbatimit të njohurive dhe shkathtësive në lëndën e matematikës. |
5 | Kupton marrëdhëniet ndërmjet numrave dhe pjesërisht argumentet për shndërrimet algjebrike e gjeometrike. Njeh dhe përdor makinën llogaritëse për verifikimin e zgjidhjeve në problema të thjeshta matematike. |
6 | Përcakton pjesërisht teknikën e përshtatshme për zgjidhjen e problemeve të thjeshta, ka njohuri për ndërtimet e figurave gjeometrike.Lidh me gabime konceptet bazë (si thyesa, përqindje, kënde, kongruence, simetri etj). |
7 | Përdor një pjesë të simboleve për zgjidhjen e problemave që lidhen me numra. Ka njohuri për disa formula. Identifikon figurat simbolike përmes vijave dhe grafikëve. Përdor pak teknologjinë për të komunikuar informacionin matematikor. |
8 | Përdor një pjesë të koncepteve të matjes dhe gjeometrisë në figurat 2D dhe në objektet 3D për zgjidhjen e problemave. Identifikon kundërshembullin për të argumentuar rezultatin. Zgjidh pjesërisht detyra matematike duke përdorur aftësitë e fituara në fushën e TIK-ut. |
9 | Analizon marrëdhëniet ndërmjet numrave dhe përdor terminologjinë e duhur matematikore në ushtrime e problema të ndryshme. Integron njohuritë e shprehitë matematike në situata e dukuri të marra nga kontekste të tjera si jeta e përditshme, sporte, lëndë të tjera etj. Përdor teknologjinë për zbatime të matematikës në lëndët e tjera. |
10 | Zbaton strategji të përshtatshme për zgjidhjen e problemave të ndryshme në situata të reja të pafamiljarizuara duke përdorur terminologjinë e duhur matematikore. Analizon figurat simbolike përmes vijave dhe grafikëve si dhe shpeshherë zgjidh detyra duke përdorur aftësitë e fituara në fushën e Teknologjisë dhe TIK-ut. |
PËRGATITI: BLERINA CANGA
LËNDA: MATEMATIKË AMU
SHKOLLA: ADEM HAXHIJA“POSTRIBË”
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.