“Nxënës, ju jeni të parët në çdo ndryshim”

Mësuesi është ose dashës i profesionit ose mos dashës. Disa e bëjnë me zemër disa sa të kalojnë kohën. Ama rrogën e duam, të ankohemi duam… po një gjë ka më shumë rëndësi: Ju jeni të parët në çdo ndryshim. Lum ai mësues që kupton misionin e tij.

Rrjetet profesionale një tjetër investim cilësor në rritjen profesionale të secilit mësues kërkon ndërgjegjësim të çdo mësuesi se ai është çelësi i cilësisë në arsim. Drejtuesit e rrjeteve janë urë e përçimit, shkëmbimit, nxitjes të mënyrave më të mira të realizimit të mësimit cilësor. Është në ndërgjegjen e secilit prej nesh të kuptojmë se çfarë kërkon koha prej nesh. 

Shkëmbimi i metodave të mësimdhënies, realizimit të një ore mbështetur në kompetenca, planifikimi i portofolit të të nxënit, si ta bëjmë më të efektshëm, vlerësimi i vazhdueshëm, vlerësimi me test, si të hartojmë modele ditari në shërbim të nxënësve dhe tipologjisë së tyre e bëjnë rrjetin një iniciativë të mbarë për rritjen e cilësisë së mësimdhënies.  Çfarë kërkojnë nxënësit, bijtë e mi, tuajt e të atyre? Nëse nuk ecim me ritmin e kohës, nëse nuk i përgjigjemi kohës, do kemi as më shumë e as më pak ndarje nga ajo, duke krijuar hendek që veç na dëmton. 

Sa shumë po flitet në sallat e mësuesve, në korridore për këto 100 ditë të shtëpisë së arsimit që pasojnë hapa reformues që ndryshuan kryekëput edhe të menduarin mbi të. Në bisedë me maturantët pata detyrim t’u përgjigjesha pse-ve të tyre për gjithë këto ndryshime sidomos me nismën e fundit: 

1. A pati ndonjë përvojë kjo nismë? Pyesni, në përvojën e shkollave të BE-së është. Miqtë e mi mësuese në Angli, Amerikë etj., kur lexuan qëndrimin tim për nismën “Tri orë në gjashtë lëndë” më uruan, sa mirë që dhe nxënësit shqiptarë do mësojnë si fëmijët tanë këtu. 

2.  Zysha a janë bërë studime për pikat e forta që do ketë kjo nisme? Janë bërë studime asgjë nuk vjen pa kaluar në një grup specialistesh e zëra mësuesish me përvojë. Është e vërtetë po debatojnë shumë, skeptikët, refuzuesit e kanë të vështirë t’jua lehtësojnë dhe ju. 

Ju si nxënës do përballeni me dy tipe mësuesish. Një nxënës më ndërpret, “ah moj zyshë kush e duron 90 minuta zyshën e… E di ti zyshë sa e kam dashur si lëndë, e kam braktisur vetëm se ajo ma vështirëson,  ma treti vullnetin… uffff.”  Dhe është e vërtetë. Jemi ne, mësuesit, që duhet t’ua bëjmë lëndën të dobishme, të vlerëe jo të mërzitshme, ndryshe ata do na regjistrojnë gjatë në mendjen e tyre për mirë e për keq. 

3. A mos duhej të pilotohej më parë?  Prandaj quhet nismë zysh, ka në qendër më të mirën mundësi që ju jo vetëm të lehtësoheni në nxënie cilësore po dhe të reduktoni lodhjen që ju sillte ngarkesa me 6 orë nga të cilat 4 mund të ishin lëndë të para të cilat kërkonin investim, kohë, mund. Kjo nismë redukton lëndët jo atë që do mësoni. 

4. Pse shumë mësues thonë s’na pyetën? Çdo mësues nuk mund të pyetet, ju jeni 34 nxënës, e të gjithë nuk mendoni njësoj, nuk ndani të njëjtin qëndrim, po brenda jush ka guximtarë, pozitivistë e promotorë idesh, ato përbejnë ndryshimin mes të qëndruarit në vend dhe ecjes. E di mirë se ministria ka agjencitë e veta, ato janë hallka lidhëse mes zërit të mësuesve novatorë, ideve dhe ndryshimeve. Ka vite që debatohet për lehtësimin e çantës së fëmijës. Sa herë keni kërkuar të mos ju pyes, me justifikimin se mbrëmë ju është dashur të studioni orë të tëra për test, sa herë më keni kërkuar të mos jua ndërpres orën të vazhdoj, se ju pëlqente diskutimi. Sa herë keni gjetur si rrugë për t’i shpëtuar ngarkesës duke munguar në ditët ku kishit 4 ose 5 lëndë të para?  

5. Zyshë a do ndryshojë programi?  Programi  jo. Ai do realizohet 100 % . Ora e parë është aftësi, ora e dytë është zbatim, nuk ka të bëjë me ndryshim të programit mësimor, por afri tematike.  Ju si  nxënës do përfitoni nxënie më të mirë, ndërsa ne si mësues mësimdhënie më aktive, më  inovative. Për ketë muaj në vazhdim do keni mundësi t’u jepni përgjigje shumë pyetjeve të cilat s’arrinit t’i bënit të prekshme në 45 minuta. 

6. Po pse mësuesit na thonë s’na pyeti kush? Reformat: jam dëshmitare, iniciohen në këtë sistem edhe nga vetë mësuesit. Reformat ishin domosdoshmëri. Arsimi është shtëpia e mësuesve a nxënësve që përballen me ndryshime e ndjeshmëri te herëpashershme, që reflektohet në vullnetin e të resë. 

7. Po disa thonë se na mbyten? Atë normë që kishte atë do ketë prapë. Nëse në ditë unë bej 4 orë, një ditë tjetër do bëj 2 orë,  pjesa tjetër është e mjaftueshme që në shkollë të punoj me dokumentacionin që për shumë është i lodhshëm. E vlerësoj sa herë më thoshit pse këtë notë, e përgjigjja ime dhe e shumë mësuesve të tjerë nuk ju bindte, as dhe prindërit tuaj shpesh nuk i kemi kënaqur duke mos harru se nxënësit janë ndryshe, e secili ka mënyrën e vet. Ne jemi 1 ju jeni 35 në një orë, po ne duhet të dimë për të 40- et, avantazhet dhe disavantazhet e nxënies së tyre.  Ne vetëm duhet të veprojmë. 

Mësuesi është ose dashës i profesionit ose mos dashës i tij. Disa e bëjnë me zemër disa sa të kalojnë kohën. Ama rrogën e duam, të ankohemi duam, të tregohemi skeptik duam, po ama një gjë ka më shumë rëndësi: Ju jeni të parët në çdo ndryshim. Lum ai mësues që kupton misionin e tij. 

*Shënimet nga ditari im. 

Ermira Ymeraj

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Metoda e mësimit me projekt, e pasur dhe produktive

Next Article

"Nisma e MASR, mundësi që mësuesi të veprojë"

Related Posts