Mësimi i gjuhës dhe kulturës shqiptare ndër fëmijët e emigrantëve shqiptar në Parma të Italisë do të vazhdojë të marrë rëndësinë e duhur edhe pse jemi në kohë pandemie. Drejtori i shkollës shqipe Scanderbeg, Durim Lika, rrëfen mbi qëndresën vullnetare tij dhe të gjithë stafit në këtë drejtim.
Më datë 26 të këtij muaji fëmijët e emigrantëve shqiptar në Parma të Italisë, do të rifillojnë të marrin mësimet për gjuhën dhe kulturën shqiptare. Edhe pse situata vazhdon ende të jetë e vështirë prej COVID-19 shkolla shqipe Scanderbeg do të mundësojë mësim online për fëmijët shqiptar atje, në mënyrë që ata të mos mbeten pas në këtë drejtim.
“Përsa i përket vitit të ri shkollor po bëjmë përgatitjet e fundit dhe të shtunën tjetër data 26 shtator do të fillojmë mësimin. Kemi gati platformën online me Google Meet dhe Zoom, programin dhe librat. Fillimisht do të vazhdojmë online deri në momentin që të mos kemi emergjencë. Duke parë edhe eksperiencën që sapo kaluam, mendoj se do të shkojë çdo gjë mirë”- kështu është shprehur drejtori i shkollës shqipe Scanderbeg, Durim Lika, në një intervistë për Portalin Shkollor Albas, të cilët të plotë ju ftojmë ta lexoni më poshtë.
Puna e tij, e stafit të shkollës por edhe e nxënësve, që ne po e sjellim të konkretizuar, është për t’u marrë shembull.
Z. Lika, Ju keni vite që kontribuoni për njohjen dhe ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali. Punën tuaj vullnetare me shkollën Skënderbeg-Parma, Itali e keni nisur që ne vitin 2009, duke u mësuar fëmijëve të emigrantëve shqiptar shkrim e këndim. Por situata e virusit Covid ka prekur mbarë botën sikundër dhe arsimin. Ju tashmë e kaluat një eksperiencë me mësimdhënien online. Në fundin e vitit shkollor që lamë pas ju zhvilluat një projekt të veçantë me nxënësit tuaj, i cili dalloi për realizimin e tij. Ku qëndroi veçantia e projektit tuaj? Sa e vështirë ose e lehtë qe për ju, stafin dhe nxënësit ta realizonit atë online?
Përshëndetje dhe faleminderit Portalit Shkollor që më dha mundësinë për këtë intervistë. Ju ndjek me kënaqësi dhe mund të them që jeni një dritare e rëndësishme në shërbim të mësimdhënies. Shkolla shqipe në Parma ka hyrë në vitin e XII-të të saj në ruajtjen dhe trashëgiminë e gjuhës dhe kulturës shqiptare. Është një projekt madhor ku kanë kontribuar dhe kontribuojnë pa ndërprerje shumë mësues, aktivistë, prindër dhe nxënës, përfitoj nga rasti t’u shpreh mirënjohjen time të thellë. Eksperienca e fundit me Covid-19 ashtu si e gjithë Italia na gjeti në një situatë të veçantë. Nga kjo situatë jo vetëm që nuk u ndalëm por vazhduam me një projekt tepër interesant duke përfshirë nxënësit dhe prindërit. Ky projekt fliste në krijimin e një video prezantimi për secilin nxënës me një temë të caktuar nga gjuha dhe kultura shqiptare. Stafi pedagogjik mori masat dhe përgatiti temat për këtë qëllim dhe pas një punë gati njëmujore, zgjodhëm temat ku do t’u përqendronte secili nxënës. Mësuesit përgatitën video leksione dhe trajnim telematik me nxënësit. Ishin rreth 40 tema shumë të larmishme në ndërthurjen e abetares, gjuhës, letërsisë, historisë, gjeografisë, muzikës, kostumeve, artit dhe pikturës shqiptare. Nga këto tema një pjesë e nxënësve arriti t’i përfundonte, ndërsa pjesa tjetër do t’i përfundojë në vitin në vazhdim.
Këto janë temat: Fustanella, Veglat muzikore tradicionale shqiptare, Stinët e vitit, Hëna, Bulqiza dhe mineralet, Kostumi i Bulqizës, Gruaja Ilire, Plisi, Alfabeti shqip, Fol shqip se je shqiptar, Nënë Tereza, Mali i Tomorit, Lojërat popullore në trevat shqiptare, Sofra shqiptare, Mikpritja, Trevat shqiptare, Dialektet, Princat shqiptarë, Shqiponja, Lumi Drin ,Fauna dhe Flora në trevat shqiptare, Parma – Shqipëria, Nëna, Lahuta – Eposi i Kreshnikëve, Kosova, Besa e Shqiptarit, Çiftelia, Xhubleta, Skënderbeu, Flamuri, Arbëreshët, Simbolet e Kombit, Fjalë të urta, Gojëdhënat.
Këtu keni edhe videot e mësuesve dhe nxënësve për këtë projekt:
LEKSIONET E MËSUESVE
Mësuese Zamira Shkurti – Përsëritje nga Abetarja
www.facebook.com/ShkollaShqipeScanderbegParmaItali/videos/689268915241540/
Sabrije Kulla – Përsëritje nga Gjuha Shqipe
www.facebook.com/ShkollaShqipeScanderbegParmaItali/videos/703095283788230/
Mimoza Cerri – Përsëritje nga Letërsia Shqipe
www.facebook.com/ShkollaShqipeScanderbegParmaItali/videos/209135486731810/
Durim Lika – Përsëritje nga Historia dhe Gjeografia
/www.facebook.com/ShkollaShqipeScanderbegParmaItali/videos/1600425520115750/
Elona Marika – Përsëritje nga Arti dhe Piktura/
www.facebook.com/ShkollaShqipeScanderbegParmaItali/videos/1411695892553490/
PREZANTIMET E PUBLIKUARA TË NXËNËSVE
Pamela Qosja – Fustanella
www.facebook.com/ShkollaShqipeScanderbegParmaItali/videos/3207896592582484/
Tomas Saraçi – Veglat Muzikore
www.facebook.com/ShkollaShqipeScanderbegParmaItali/videos/391329895117081/
Heidi Pjeçi – Stinët e Vitit
www.facebook.com/ShkollaShqipeScanderbegParmaItali/videos/691446498065470/
Silvia Duka – Hëna
www.facebook.com/ShkollaShqipeScanderbegParmaItali/videos/602951413954255/
Klea Xhafa – Bulqiza dhe Mineralet
www.facebook.com/ShkollaShqipeScanderbegParmaItali/videos/299626987719594/
Sara Kamberi – Kostumi i Bulqizës
www.facebook.com/ShkollaShqipeScanderbegParmaItali/videos/883239718819868/
Noemi Çaça – Gruaja Ilire
www.facebook.com/ShkollaShqipeScanderbegParmaItali/videos/2585059618423009/
Viggo Roberto Avrami
www.facebook.com/ShkollaShqipeScanderbegParmaItali/videos/1079689949094140/
Enkelejda Xhepa – Alfabeti i Gjuhës Shqipe
www.facebook.com/ShkollaShqipeScanderbegParmaItali/videos/958503624579432/
Flavio Miza – Fol shqip se je shqiptar
www.facebook.com/ShkollaShqipeScanderbegParmaItali/videos/742374643236178/
Griessi Verdha – Nënë Tereza
www.facebook.com/ShkollaShqipeScanderbegParmaItali/videos/860946124395234/
Jenifer Shabani – Mali i Tomorrit
www.facebook.com/ShkollaShqipeScanderbegParmaItali/videos/870758166781460/
Alessio Qosja – Lojrat Popullore
www.facebook.com/ShkollaShqipeScanderbegParmaItali/videos/2860320944078735/
Noela Mehdiu – Sofra dhe Mikpritja shqiptare
www.facebook.com/ShkollaShqipeScanderbegParmaItali/videos/685719821993260/
Enisa Duka – Aty ku flitet shqip
Po për vitin e ardhshëm shkollor 2020-2021 si do të veproni, a do ta hapni shkollën apo do të vazhdoni me mësimdhënien online? Kujt i takon vendimi?
Përsa i përket vitit të ri shkollor po bëjmë përgatitjet e fundit dhe të shtunën tjetër data 26 shtator do të fillojmë mësimin. Kemi gati platformën online me Google Meet dhe Zoom, programin dhe librat. Fillimisht do të vazhdojmë online deri në momentin që të mos kemi emergjencë. Duke parë edhe eksperiencën që sapo kaluam, mendoj se do të shkojë çdo gjë mirë.
Këtu keni hollësira në organizimin e këtij viti:
Jemi kuriozë të dinë se sa vetë kontribuojnë vullnetarisht si mësues në shkollën shqipe Skënderbeg-Parma?
Stafi i ynë pedagogjik ka rreth 10 mësues profesionistë me një eksperiencë të gjatë në mësimdhënie. Të gjithë punojnë në mënyrë vullnetare.
Po nxënës, sa të interesuar ka pasur?
Zakonisht kemi rreth 40 nxënës të ndarë në tre nivele:
Fillestarët ku mësojnë abetaren dhe hapat e para të kulturës shqiptare si himnin, simbolet e kombit etj, grupi i përparuar ku mësojnë lëndët që përmbledhin gjuhën dhe kulturën tonë dhe grupi shumë i përparuar ku nuk frekuenton çdo ditë por thirret në ngjarje të caktuara artistike.
Cilat janë konkretisht lëndët që zhvilloni në këtë shkollë?
Në nivelin e parë nxënësit mësojnë abetaren, në nivelin e dytë dhe të tretë kemi gjuhën shqipe, letërsinë shqipe, historinë dhe gjeografinë e trevave shqiptare. Përveç këtyre të gjitha nivelet mësojnë edhe lëndët muzikë, kostume, tradita shqiptare, art, pikturë dhe valle popullore, kjo e fundit në bashkëpunim me Forumin e Gruas Shqiptare në Parma (Forum Donne Indipendenti). Me këto lëndë fëmijët argëtohen pa masë dhe është një mënyrë cilësore për t’i sjellë në shkollë këta nxënës.
Cilat janë perspektivat për të ardhmen në drejtim të njohjes dhe përhapjes së gjuhës shqipe te emigrantët shqiptar?
Për këtë nuk mund të kem shumë parashikime, por dua të theksoj që duke parë sasinë e jashtëzakonshme të emigrimit të shqiptarëve si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosova dhe trevat e tjera, vende si Italia, Greqia, Zvicra, Gjermania, Suedia, Anglia etj. kanë shumë shqiptarë dhe lind domosdoshmëria e futjes së gjuhës shqipe në shkollat shtetërore si lëndë me zgjedhje. Këtu duhet dora e qeverive shqiptare për të realizuar një mision të tillë.
Nanila Allkja Biçaku
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.