“Një shkrim dedikuar babait tim”

Pasioni për të shkruar të bën të shkruash edhe për ndjesitë që qëndrojnë thellë në zemër e që shpesh janë të trishta. Studentja, Ermira Hysa, i ka dedikuar një shkrim babait të saj të ndjerë dhe ka preferuar ta ndajë me ne.

Shpesh jeta tregohet e ashpër me disa dhe shumë e butë për të tjerë. 

Disave u jep gjithçka ndërsa të tjerëve iu merr dhe atë që kanë. Iu merr dhe atë fare pak shpresë që iu ka mbetur për të mbijetuar në një botë ku duhet të luftosh  për të kapërcyer sfidat e të përditshmes. 

Shpesh tek sa i shoh disa njerëz që i keqtrajtojnë baballarët apo nënat e tyre më vjen t’ju them: “Çfarë do të keqtrajtosh më pas, kur ata të mos jenë më?”

Është e dhimbshme në fakt por ky është realiteti i disave, ndryshe nga disa të tjerë që do të jepnin edhe frymën e fundit për t’i pasur prindërit edhe njëherë pranë. 

 Ka momente kur eci nëpër rrugë dhe shoh të shoqëruar vajza me baballarët e tyre, dhe e di si them,  “Jeni me fat”. 

Ka momente kur degjoj shpesh fjalën baba të thënë nga vajza drejtuar baballarëve të tyre dhe e di si them: “Ah sikur ta thoja unë edhe njëherë”.  

Ka momente kur e gjej veten në vështirësi, në trishtim dhe drejtohem lart me sytë drejt qiellit e them: “Të lutem o babi më ndihmo”.  

Ka shumë e shumë momente kur e gjej veten të lodhur,  rraskapitur nga furtunat e të përditshmes dhe dorëzohem, por aty një zë i brendshëm më thotë: “Mos u dorezo,  bija ime. ”

Nga aty marr forcën përsëri të ngrihem, të vazhdoj përpara dhe të arrij qëllimet e mia. 

Ja pra nga aty nis e përfundon çdo gjë, por a nuk do të ishte çdo gjë e përkryer nëse Ai do të ishte pranë meje çdo ditë?

Natyrisht që po, por kjo nuk është më e mundur dhe tani mbetet vetëm të ngushëllohem kur e shoh në ënderr çdo natë!

Se di sa kohë njeriut i duhet të bindet për diçka që ikën dhe që nuk ka kthim. 

Pranoj ikjen, por jo vdekjen. 

Pranoj mungesën, por jo harresën. 

Pranoj humbjen, por jo mungesën e mallit. 

A ka bijë në këtë tokë që lutet të shohë në ëndërr babain që iu bë engjëll?

A ka bijë në këtë tokë që të ketë një shpirt të djegur e të endet rrugëve për të bindur veten që ky është realiteti i kësaj jete. 

Ku isha dhe ku jam. 

Isha duke u lutur që të jetoja edhe shumë vite me të. 

Jam duke vuajtur për humbjen e tij. 

Askush nuk do një jetë ku pranë vetes dhe shpirtit nuk ka atë që i dha jetën. 

Sfida ime ishte mungesa jote. 

Më dhe një sfidë të madhe. 

Dhe kjo sfidë do të jetë pengu me i madh i kësaj jete. . . 

Ermira Hysa, studente 

N. Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Disa veprimtari të shkollës si Qendër Komunitare

Next Article

Mësuesi dhe roli i tij i rëndësishëm në edukimin e fëmijëve

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427