Disa veprimtari të shkollës si Qendër Komunitare

Shkolla Qendër Komunitare, një shkollë miqësore për të gjithë është një qasje (lëvizje promovuese dhe zhvilluese) për ta kthyer shkollën në vendin ku ndërtohet partneriteti shkollë-familje-komunitet dhe bashkëpunohet për zhvillimin e potencialit të plotë të çdo nxënësi.

1 – Veprimtari për zhvillimin akademik të nxënësve – Shkolla si qendër komunitare ofron programe dhe shërbime që sigurojnë mbështetje dhe zhvillim për nxënësit dhe të rinjtë, duke plotësuar programin mësimor.

Ka disa rrugë për të mbështetur zhvillimin akademik të nxënësve :

  • Veprimtari për përforcim të të nxënit . Këto veprimtari bëhen për të zotëruar më mirë aftësitë që nxënësi po mëson në klasën e tịj, siç janë konsultimet lidhur me lëndët .
  • Veprimtari për pasurimin e zhvillimit akademik . Këto kurse /klube ngrihen mbi përmbajtjen e lëndës që nxënësi po zhvillon në klasën e tịj dhe thellojnë dijet në një fushë të caktuar kurrikulare apo dhe fushave të tjera kurrikulare.

Shkolla ndërton kurse akademike ( si kurset e shkencës, kurse plotësuese për nxënësit me vështirësi, etj), të cilat nuk I mbivendosen programeve dhe përvojave të nxënësit në orën e mësimit.

Shkolla ngre klube në mbështetje të thellimit dhe plotësimit të njohurive të tịj në fusha të ndryshme apo të zhvillimit të menduarit kritik(si klubet e debatit, klubet e leximit, klubet e fjalës poetike etj).

2 – Veprimtari për zhvillimin artistik, kulturor dhe sportiv – Shkolla si qendër komunitare mundëson që programet dhe shërbimet që ajo ofron t’i adresohen nevojave të zhvillimit fizik, mendor, emocional dhe social të nxënësve. Nxënësit gjejnë në shkollë informacionin dhe mjetet për përmbushjen e këtyre nevojave .

Veprimtari që nxisin këtë aspekt të zhvillimit të nxënësve janë ;

  • Veprimtarite sportive si volejboll, basketboll, futboll, aerobi, etj.
  • Veprimtari kulturore si teatër, muzikë, kërcim, dramë, recitim, stilim, pikturë, etj.

3 – Veprimtari për angazhimin dhe mbështetjen e familjes – Shkolla si qendër komunitare I konsideron prindërit si partnerë dhe burim të rëndësishëm. Ajo krijon një klimë pozitive, mirëseardhje dhe bashkëpunimi, si dhe ndërton programe për për përfshirjen e prindërve.

Këto mund të jenë veprimtari që: 

  • ndihmojnë prindërit të ndjekin përparimin e fëmijës .Shkolla është tërësisht transparente para prindërve. Të tilla veprimtari janë, fletët informuese për prindërit ditari I nxënësit, takimet periodike me mësuesit, etj.
  • ndihmojnë prindërit të mbështesin fëmijët e tyre dhe shkollën si institucion,  me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit në shkollë. Të tilla veprimtari janë përfshirë në vendimarrje përmes marrjes pjësë në organizma të shkollës (bordi I shkollës këshilli I prindërve, etj), pjesëmarrjes në planifikimin e veprimtarive në shkollë(plani afatmesëm dhe vjetor I shkollës, projekte të shkollës, etj), pjesëmarrja në programe për të nxënin e nxënësve apo të rriturve ( kurse kompjuteri, kurse për zhvillimin e aftësive të thjeshta profesionale, programe për ndihmën që mund të japin prindërit për nxënësit që kanë vështirësi, etj).
  • plotësojnë nevojat e prindërve . Këtu përfshihen veprimtari ku prindërit shfrytëzojnë burimet që ofron shkolla (biblioteka, kompjutërët dhe internet, mjediset dhe pajisjet sportive, etj) si dhe veprimtari ku prindërve shkolla I ofron ekspertizën e saj për të plotësuar një nevojë në një fushë të caktuar (kurse kompjuteri, gjuhë e huaj etj).

4 – Veprimtari për angazhimin e komunitetit – Shkolla si qendër komunitare bashkëpunon ngushtë me komunitetin dhe mundëson programe, shërbime dhe mbështetje për anëtarët e komunitetit.Kjo shërben si burim për të nxënit e komunitetit dhe shfytëzimin e burimeve të komunitetit për zhvillimin e fëmijëve, të rinjëve dhe familjeve.

Shkolla përdor rrugë të ndryshme për të bashkëpunuar me komunitetin . Këto mund të jenë veprimtari :

  • Për të sjellë shërbimet dhe programet e komunitetit në shkollë. Në këtë rast shkolla, vlerëon dhe shfrytëzon asetet e komunikimit si organizata dhe institucione, qendra të shëndetit fizik dhe mendor, institucione të artit dhe kulturës, biznese, etj.
  • Që fokusohen në projekte të përbashkëta që ndihmojnë shkollën dhe shërbimin komunitar.
  • Për të plotësuar nevojat e komunitetit. Këtu përfshihen veprimtari ku si prindërit, pjesëtarë të tjerë të komunitetit shfrytëzojnë burimet që ofron shkolla.

Referime nga ASCAP

N. Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Partneritet mes Shqipërisë dhe SHBA për arsimin, Ministrja Kushi takim me Marie Royce dhe Yuri Kim

Next Article

“Një shkrim dedikuar babait tim"

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427