Nëse nxënësit po kalojnë një situatë traumatike, ndiqni këto sugjerime

Nëse një nxënës identifikohet me çrregullime të sjelljes, ai/ajo mund të jetë duke përjetuar një traumë. Për fëmijët që kanë përjetuar trauma, të mësuarit mund të jetë një luftë e madhe.

Ndiqni këto këshilla për t’i ardhur në ndihmë këtyre nxënësve

Qortimi nuk është hapi i parë

Nëse një fëmijë ka probleme me kujtesën apo shpërqëndrimin, ai mund të jetë duke kaluar një situatë të vështirë familjare. Në vend që t’i qortoni kur ata janë vonë ose harrojnë detyrat e shtëpisë, hidhini një vështrim të ngrohtë, jo qortues. Këto ndërveprime pozitive mund të duken të vogla, por krijojnë qëndrueshmëri, duke rimodeluar zona të trurit, që janë prekur nga trauma. Nëse ditën e nisni me vërejtje, ai/ajo do e përjetojë akoma më keq situatën. 

Fëmijët që kanë kaluar trauma shqetësohen për atë që do të ndodhë më pas

Një rutinë e përditshme në klasë mund të jetë qetësuese, prandaj përpiquni të siguroni strukturë dhe parashikueshmëri sa herë që të jetë e mundur. Kur e dinë se çfarë i pret, ata qetësohen. 

Mënyra e përjetimit të traumës është individuale

Traumat janë tejet individuale. Një situatë të cilën dikush e kalon me lehtësi, dikush tjetër mundohet shumë. Ndërveprimet e vogla pozitive, si përshëndetja e një nxënësi në klasë, mund të duket një gjest i parëndësishëm. Në fakt ky gjest motivon shumë nxënësin tuaj.  

Traumat nuk shoqërohen gjithmonë me dhunë

Trauma shpesh shoqërohet me dhunë. Megjithatë, fëmijët përjetojnë trauma nga një larmi situatash, si divorci i prindërve, situatë e vështirë financiare në familje, bullizmi, një sëmundje, etj. Të gjithë fëmijët, veçanërisht në këtë kohë dhe moshë, përjetojnë here pas here stres ekstrem. Ka nga ata që i kamuflojnë ndjenjat e tyre dhe nuk shfaqin shenja agresiviteti apo dhune. Tek këta fëmijë ndodh që stresi të rritet shumë dhe vjen një moment që ata nuk e përballojnë më. 

Nuk është e thënë të dini shkaktarin e traumës për t’i ardhur në ndihmë nxënësit tuaj

Në vend që të përqendroheni në specifikat e një situate traumatike, përqendrohuni në mbështetjen që mund t’u jepni fëmijëve që vuajnë. Mos u merrni me detajet e historisë, por me lëndimin, zemërimin, dhe shqetësimin e tyre. Duhet kohë për të krijuar konfidencialitetin. Ndaj, mos e shkelni privatësinë nëse nxënësi nuk e zbulon vetë. Nuk është e thënë të gërmoni thellë, mjafton ndjeshmëria dhe gatishmëria për t’iu ardhur në ndihmë. Krijoni një komunitet pozitiv në klasë, në mënyrë që nxënësit tuaj të kenë sukses. 

Sa më i madh stresi, aq më i vështirë bëhet procesi i të mësuarit

Kur fëmijët stresohen, është e vështirë për të mësojnë. Krijoni një mjedis të sigurt dhe pranues në klasën tuaj. Fëmijët që kanë përjetuar trauma kanë vështirësi të mësojnë nëse nuk ndihen të sigurt dhe të mbështetur. Ekziston një lidhje e fortë mes qetësisë shspirtërore dhe arritjeve akademike. 

Jepini atë detyrë ku ai/ajo me siguri do shkëlqejë

Jini të vëmendshëm dhe të kujdesshëm. Nëse nxënësi juaj po kalon një moment të vështirë në jetën e tij, sigurohu që një punë të caktuar mund ta realizojë më së miri. Pasi e përfundon detyrën, jepini atij të gjitha meritat. 

Kudesuni për ta edhe jashtë mësimit

Nëse keni mundësi t’i jepni pak kohë jashtë orëve të mësimit, do ishte shumë mirë. Kështu nxënësi e ndjen që ju jeni aty për të, për ta ndihmuar dhe për t’i qenë në krah. 

Parajsa Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Njeriu dhe përpjekja e tij e vazhdueshme për përparim shkencor dhe përsosje morale

Next Article

Argëtohuni përmes këtyre aktiviteteve virtuale

Related Posts