Meqenëse duhet të ruajmë masat e distancimit, ne mund të përdorim teknologjinë si mënyrë argëtimi. Ka shumë aktivitete të cilat mund t’i realizoni virtualisht. Ju prezantojmë me disa prej tyre.
Një udhëtim virtual
Përmes dokumentarëve të ndryshëm, ne zbulojmë vende e kultura. Mjafton një ekran për të depërtuar në një botë të madhe.
Vizitoni një muze virtualisht
Qindra muze në të gjithë botën kanë krijuar turne virtualë, që ju lejojnë të ecni nëpër salla për të admiruar thesaret e tyre.
Ndiqni kuzhinierë që kanë blogjet e tyre
Nëse jeni të apasionuar pas kuzhinës, ka pafund faqe, site, blogerë, të cilët prezantojnë talentin e tyre në gatim.
Bëhuni pjesë e një klubi letrar virtual
Ka shumë të apasionuar pas librit, të cilët bashkohen në një orar të caktuar të pasdites, në shoqërinë e një çaji dhe një bisede të këndshme për librin.
Shikoni një film
Rekomandimet për filmat janë të pafundme. Një film që ka fituar çmimin Oscar ia vlen gjithnjë.
Rregulloni albumin tuaj fotografik
Jemi të bindur që secili prej nesh ka një gamë të madhe fotosh të pasistemuara në kompjuter. Çdo ditë mund t’i dedikoni 20-30 minuta kujtimeve tuaja.
Parajsa Shtini
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.