“Mësuesi i Sakrificës”, artistët fitues të konkursit që emocionuan mësuesit me pikturat e tyre

Ministrja e MASR, Evis Kushi ka takuar nga afër artistët fitures të konkursit “Mësuesi i Sakrificës”. Kushi: “Sa shumë dashuri dhe mirënjohje për sakrificat e mësuesve tanë heronj!”.

Punimet e nxënësve për konkursin e pikturës “Mësuesi i Sakrificës” kanë përcjellë mjaft emocion jo vetëm tek mësuesit, por edhe tek publiku. Këto punime dëshmuan një dimension shumë të ndryshëm të dashurisë që kanë nxënësit për mësuesit.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi organizoi një takim me nxënësit autorë të punimeve fituese. 

“Shumë emocionues takimi me fituesit e konkursit digjital të pikturës ‘Mësuesi i Sakrificës’, artistë të talentuar që kanë zbukuruar Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë me pikturat e tyre. Ky konkurs ishte kaq i veçantë, sepse nxënësit shprehën aq shumë dashuri dhe mirënjohje në çdo punim të tyre për të gjitha sakrificat dhe punën e mësuesve tanë, heronjve të palodhur” – shprehet ministrja Kushi në statusin e saj në Facebook.

Punimet e tyre, sipas ministres Kushi, dëshmojnë shpresën, sakrificën prindërore të mësuesve. “Edhe pse të vegjël, këta fëmijë e kanë kuptuar kaq mirë situatën e pandemisë, dhe na e kanë shprehur nga thellësia e zemrës dhe mendjes së tyre, duke përdorur talentin e tyre” – u nënvizon ministrja.

“Na keni emocionuar pafund jo vetëm neve, por të gjithë njerëzit që kanë parë punimet e tuaja. Jemi mahnitur tek kemi lexuar komentet poshtë punimeve tuaja të publikuara në Facebook. Konkursi i punimeve të nxënësve këtë herë ishte shumë ndryshe nga herët e tjera, më i veçantë e i bukur se asnjëherë tjetër” – tha Kushi. 

Fituesit e vendit të parë 

– Vendi i parë, albumi i klasave 1-5: Amad Bejleri, klasa 5, shkolla TES, Tiranë 

– Vendi i parë, albumi i klasave 6-9: 1. Miranda Bibaj, klasa 9, shkolla “Barbullojë e Re”, Lezhë 

– Vendi i parë, albumi i klasave 10-12: Vasja Kumati, klasa 10, Berat

Fituesit e vendit të dytë 

– Vendi i dytë, albumi i klasave 1-5: Orkida Mere, klasa 2, shkolla “Jani Minga”, Vlorë 

– Vendi i dytë, albumi i klasave 6-9: Reart Murati, klasa 6, shkolla “Jordan Misja”, Tiranë 

– Vendi i dytë, albumi i klasave 10-12: Marjo Çeça, klasa 11, shkolla “Sadik Stavileci, Tiranë 

Fituesit e vendit të tretë  

– Vendi i tretë, albumi i klasave 1-5: Irsa Llukovi, klasa 2, shkolla “Lidhja e Prizrenit”, Kukës 

– Vendi i tretë, albumi i klasave 6-9: Alisia Sina, klasa 8, shkolla “Jorgji Dilo”, Elbasan 

– Vendi i tretë, albumi i klasave 10-12: Aurora Kodra, klasa 11, shkolla “Mehmet Akif”, Tiranë 

Fituesit e vendit të katërt 

– Vendi i katërt, albumi i klasave 1-5: Agnes Metani, klasa 5, shkolla “Turgut Ozal”, Tiranë 

– Vendi i katërt, albumi i klasave 6-9: Fabio Koroli, Klasa 8, shkolla “Ethem Zhgaba”, Vranisht, Devoll

– Vendi i katërt, albumi i klasave 10-12: Esma Bulku, klasa 10, shkolla “Mustafa Varoshi”, Durrës 

Fituesit e vendit të pestë  

– Vendi i pestë, albumi i klasave 1-5: Brajan Vranga, klasa 3, shkolla “Hasan Prishtina”, Tiranë 

– Vendi i pestë, Albumi i klasave 6-9: Juena Tahiri, klasa 9, shkolla “Fan Noli”, Tiranë 

– Vendi i pestë, albumi i klasave 10-12: Isra Minja, klasa 11, shkolla “Shote Galica”, Fushë-Krujë

Video përmbledhëse nga takimi i ministres Kushi me nxënësit fitues. 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Muaji i mësimdhënësve, mesazh nga shkolla e mesme profesionale "Shën Jozefi Punëtor" në Rrëshen

Next Article

Faleminderit iluministi ynë i fashitjes së paditurisë!

Related Posts