“Kujdestar, unë nuk vi ma n’shkollë”,- ishin këto fjalët e një nxënësi që bënë të ndihem keq, tepër keq…

Selim Tahiri, profesori i gjuhës shqipe në shkollën profesionale “Abdyl Ramaj” në Suharekë, ndan me të gjithë ne një realitet të trishtë që i ka ndodhur me një prej nxënësve të tij, teksa ngre edhe shumë pikëpyetje…

“Kujdestar! Unë nuk vi ma n’shkollë!”-, ishin këto fjalët e një nxënësi të klasës së 10-të që më bënë të ndihem keq, tepër keq…

Bisedova gjatë me të. E luta të më tregonte drejt se cila ishte arsyeja e vërtetë që kishte marrë një vendim kaq të rëndë për veten e tij, për të ardhmen e tij.

“Nuk po më rrihet në shkollë. Një ditë më duket sa një vit. Më duket sikur fryma po më zihet”.

U mundova ta bindja se të gjithëve na ndodh të ndihemi keq, bile ndonjëherë edhen jeta na mërzitet, por ato ndjenja janë të momentit, kalojnë menjëherë sepse nuk kemi kohë e as dëshirë të mendojmë për gjëra negative. E luta sërish. E telefonova edhe një nxënës tjetër. I thashë të bisedojë me të, e t’i thotë se do ta ketë përkrahjen dhe ndihmën e secilit prej nesh për çfarëdo që të ketë nevojë. Edhe atij ia kishte thënë të njëjtat arsye.

Nuk më zuri gjumi deri vonë. Po mundohesha t’i gjeja arsyet pse e çuan këtë nxënës të urtë të ndërpresë shkollën:

Zgjedhja e gabuar e profesionit?

Problemet me shëndetin?

Ikja jashtë vendit?

Klasa e errët?

Sjelljet jo të mira të shokëve të tij ( ose larg qoftë të ndonjë profesori)?

Orët monotone, pa aktivitete, pa kreativitet?

Orari i gjatë i mësimit?

Tollovia e madhe gjatë pushimit të gjatë, ku po nuk je i shpejtë në vrapim mbetesh pa ngrënë?

Po shpresoj shumë se të hënën në mëngjes do ta shoh në klasë, të qeshur në mesin e shokëve. Ah sa do të lumturohesha! 

Nga Selim Tahiri

profesori i gjuhës shqipe në shkollën profesionale Abdyl Ramaj, në Suharekë

©Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Msc.Iriana Papamihali: Domosdoshmëri kultivimi i vlerësimit të traditës dhe i kulturës sonë kombëtare në shkolla!

Next Article

Klubi i Leximit për të Rinj në librarinë Albas nisi me gjimnazistët e “New York School” për librin “Dritëhijet, fatet”

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427