Unë mbaj maskë gjatë kohës që jap mësim. Ju rrëfej eksperincën time

Terry MacEwen është mësues i gjuhës angleze në një shkollë ndërkombëtare në Suedi. Përmes humorit, karizmës dhe profesionalizmit, ai sjell ekperinecën e tij në mësimdhënie, ku thelbi i këtij rrëfimi qëndron në mbajtjen e maskës.

Në të gjithë botën mësuesit po përballen me realitetin e kthimit në shkollë dhe janë të detyruar të japin mësim duke mbajtur një maskë.

Unë mbaj një maskë sa herë që dal nga zyra ime dhe duhet të kaloj nëpër korridoret e shkollës. E ndjej detyrim ta mbaj gjatë gjithë kohës, deri kur mësimi mbaron. Momenti i vetëm kur e heq është kur ndodhem vetëm në zyrën time, ose kur ndodhem pas tryezës sime, përpara klasës me 32 nxënës. Tavolinat janë të vendosura në distancë nga njëra tjetra dhe të gjitha dritaret mbahen të hapura për ajrosje. 

Vë re që të gjithë nxënësit janë të edukuar. Të gjithë mbajnë maskën dhe ndihen të relaksuar kur e kanë atë. Në ndonjë moment kur nxjerr kokën në dritare për ajrosje, nxënësit më thonë “Mësues, çfarë ndodh?”

Sfida më e madhe janë nxënësit që marrin rezultatet më të ulëta. Ata e kanë shumë të vështirë të deshifrojnë gojën timë, ndërsa flas dhe kështu humbasin kuptimin e asaj që po them. Unë gjithashtu kam një nxënës që nuk dëgjon, por, për fat të mirë, në këtë rast, ajo përdor teknologjinë për ta ndihmuar dhe jo për të lexuar buzët. Deri më tani nuk kam pasur ndonjë çështje serioze me nxënësit ose stafin që të më kuptonin qoftë në klasë apo në korridore. Me nxënësit më të dobët, unë thjesht flas më ngadalë dhe qartë se sa normalisht, dhe përsëris veten derisa të kuptoj që nuk kanë më nevojë ta përsëris. 

Ishte shumë zhgënjyese që në fillim duhej të kujtoja të hiqja maskën dhe pastaj ta vendosja përsëri kur ishte e nevojshme. Më dukej sikur kjo ishte gjithçka që bëja gjatë gjithë ditës. Sidoqoftë, pas vetëm një jave, unë jam mësuar aq shumë me të sa e harroj veshur. Të harrosh se e ke veshur, ka disa rreziqe, pasi në të vërtetë nuk mund të pish përmes një maske prej lecke në mënyrë shumë efektive, ose elegante. E kisha harruar se po më mbulonte gojën ndërsa përpiqesha të pija kafen e mëngjesit. Të paktën, kjo eksperiencë i dhuroi të qeshura kolegëve të mi. 

Megjithëse ishte e sikletshme dhe e bezdisshme ta vishje ditët e para, unë thjesht i kujtova vetes pse e vishja atë. Duke parë panoramën e plotë të situatës, ftoj të gjithë arsimtarët të mbajnë me patjetër maskën. Duhet të mbrojmë veten, familjarët dhe mbi të gjitha nxënësit tanë. 

Përpiqem shumë të komunikoj me sy, qoftë edhe kur buzëqesh. Përpiqem që buzëqeshjen ta dërgoj te sytë, në mënyrë që ata ta ndjejnë. Unë e mbaj tonin sa më të butë dhe mikpritës të jetë e mundur, por diksioni im është i qartë dhe i fortë dhe në thelb bëj gjithçka që mundem që nxënësit e mi të ndihen të qetë. Unë gjithashtu mbaj maska me ngjyra të ndezura, me pamje argëtuese, për t’i bërë ato sa më pak të frikshme.

Në çdo aspekt tjetër, mësimi im mbetet kryesisht i njëjtë, nxënësit marrin të njejtat orë mësimi, me të njejtën cilësi dhe ne thjesht përshtatemi me normalen e re siç do të bënim me çdo sfidë tjetër.

Terry MacEwen  është një mësues i gjuhës angleze në një shkollë ndërkombëtare në Suedi

Parajsa Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Shpallen rezultatet paraprake të portalit “Mësues për Shqipërinë” 2020

Next Article

DIGJITAL apo DIXHITAL?

Related Posts