Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Më 27 prill trajnimet zhvillohen në Tiranë

Paralelisht me trajnimet që do të zhvillohen në qytete të ndryshme, moduli “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës” do të zhvillohet në datën 27 prill në Tiranë në ambientet e Qendrës së Trajnimit Albas.

Qendra e Trajnimeve Albas ka përfunduar me sukses trajnimet e para në disa qytete të vendit për tre modulet: “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës”, “Menaxhimi i klasës” dhe “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”.  

Paralelisht me trajnimet që do të zhvillohen në qytete të ndryshme, moduli “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës” do të zhvillohet në datën 27 prill në Tiranë në ambientet e Qendrës së Trajnimit Albas, në adresën autostrada Tiranë-Durrës, km 4. 

Moduli është i akredituar nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit dhe përmban 1 kredit. Trajnimi për këtë modul kushton 2 mijë lekë dhe pagesa kryhet në çdo degë të Raiffaisen Bank pasi të kryeni procesin e regjistrimit.

Moduli “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës” trajton çështjet e mëposhtme:

• Kuptimi mbi përfshirjen e fëmijëve me AK, këndvështrimi historik, kërkesat ligjore dhe integrimi i saj si një domosdoshmëri e sistemit të edukimit dhe fëmijëve në vështirësi për t’ia dalë.

• Fëmijët me aftësi të kufizuar: llojet, vlerësimi, trajtimi, aktorët pjesëmarrës në vlerësim dhe trajtim. Sfidat dhe dilemat në përfshirje. 

• Vlerësimi i nevojave të fëmijëve me AK dhe ardhja në ndihmë e këtyre nevojave me programe te dedikuara. Programet e Edukimit Individual (PEI) dhe zhvillimi i objektivave brenda klasës. Teknikat dhe shkathtësitë e mësueseve në realizimin e objektivave.

Është e rëndësishme që ju të regjistroheni në sistem, pra: të klikoni në https://trajnime.arsimi.gov.al/ ose të na kontaktoni ne në: 069707048006970980260692058402 ose në adresën trajnime@albas.al

Mbetemi në kontakt për çdo paqartësi apo nevojë që ju keni nëpërmjet numrave të telefonit dhe adresës së e-mailit. 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
1 comment
  1. 6059 906648Wholesale Inexpensive Handbags Will you be ok merely repost this on my internet site? Ive to allow credit where it can be due. Have got an excellent day! 239984

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

A lodhen mësuesit?

Next Article

Trajnime me kredite në Berat në datat 20-21 prill

Related Posts
më shumë

Anaksimandri

Anaksimandri zbuloi në mënyrë të efektshme idenë e hapësirës: domethënë, një gjithësi me thellësi i njohur si babai…

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481