Trajnime me kredite në Berat në datat 20-21 prill

Në datat 20 – 21 prill trajnimet zhvillohen në Berat për modulin “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”. Ky modul përmban një kredit dhe kushton 2 mijë lekë. Për të ndjekur trajnimin ju duhet të kryeni procesin e regjistrimit në faqen zyrtare të IZHA.

Qendra e Trajnimeve Albas ka përfunduar me sukses trajnimet e para në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Kukës për tre modulet: “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës”, “Menaxhimi i klasës” dhe “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”.  

Në datat 20 – 21 prill trajnimet zhvillohen në Berat për modulin “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”. Ky modul ka një kredit, kushton 2 mijë lekë dhe pagesa kryhet në çdo degë të Raiffaisen Bank pasi të kryeni procesin e regjistrimit.

Moduli “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” trajtoi çështjet e mëposhtme:

  • Mësimdhënia dhe të nxënit bazuar në kompetenca.
  • Konceptimi i orës mësimore bazuar në kompetenca.
  • Reflektimi i metodave të mësimdhënies – nxënies ndaj programeve të hartuar mbi kompetencat e synuara nga nxënësit 
  • Kuptimi mbi situatën e të nxënit. Mënyrat e përpilimit dhe paraqitjes së tyre në lëndë të ndryshme.
  • Roli i mësuesit për arritjen e rezultateve të të nxënit, të synuara në kompetenca, në lëndë të ndryshme.

Është e rëndësishme që ju të regjistroheni në sistem, pra: të klikoni në https://trajnime.arsimi.gov.al/ ose të na kontaktoni ne në numrat e telefonit: 0697070480 ; 0697098026 ; 0692058402 ose në adresën trajnime@albas.al

Mbetemi në kontakt për çdo paqartësi apo nevojë që ju keni nëpërmjet numrave të telefonit dhe adresës së e-mailit.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Më 27 prill trajnimet zhvillohen në Tiranë

Next Article

"Krim dhe ndëshkim", projekt lëndor

Related Posts
më shumë

LIBËR I RI

Udhëtim në botën e pikturës shqiptare Ky udhëtim fillon me tablotë e realizuara në shekujt XVI-XVIII, nga mjeshtri…

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427