MASR, për herë të parë provim shteti të mësuesisë në profilin “Arsim Special”

Gjatë muajit Dhjetor 2019 pranë QSHA do të zhvillohet provimi i shtetit në profesionin e rregulluar të mësuesit, profili “Arsim Special”. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Gjatë muajit Tetor 2019, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) ka miratuar për herë të parë profilin e ri “Arsim Special” në profesionin e rregulluar të mësuesit.

Miratimi i këtij profili në këtë profesion i hap rrugë të gjithë kandidatëve potencialë për t’ju nënshtruar provimit të shtetit në mësuesi dhe për t’u punësuar pranë institucioneve arsimore përkatëse, duke përmbushur kriteret ligjore të profesionistit.

Nga ana e grupeve të punës të ngritura nga MASR është përgatitur programi orientues që lidhet me provimin e shtetit të mësuesisë në profilin “Arsim Special”, i cili është publikuar në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA). 

Grupi i punës po finalizon fondin e pyetjeve që do të shërbejë për kryerjen e këtij provimi për t’i dhënë mundësi profesionistëve përkatës të certifikohen në profilin “Arsim Special”.

Gjatë muajit Dhjetor 2019 pranë QSHA do të zhvillohet provimi i shtetit në profesionin e rregulluar të mësuesit, profili “Arsim Special”.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Prindërimi, si të menaxhoni me sukses inatin te fëmijët tuaj

Next Article

Festivali Rinor Letrar, Antigoni Jani fiton çmimin e parë në prozë

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427