Kuriozitete mbi festimet tradicionale të dashurisë në shtete të ndryshme të botës

Dita e të Dashuruarve festohet ndryshe në vende të ndryshme të botës. Artikulli më poshtë sjell disa kuriozitete vërtetë interesante për këtë rast.

Itali – Dita e Çifteve

Festimet e ditës së Valentinit në Itali festohen në fillim të pranverës. Një ndër traditat italiane të dashurisë është për të rinjtë dhe çiftet e pamartuar të zgjohen përpara agimit për të gjetur partnerin e ardhshëm. Në kohët e sotme, italianët e festojnë duke shkëmbyer dhurata për të dashurit dhe me darka romantike. 

Angli Festivali Romantik i Dashurisë

Në ditën e Valentinit në Angli, gratë në të shkuarën vendosnin pesë gjethe dafine poshtë jastëkut. Ky ritual bëhej për të përcjellë ëndrra tek partneri i ardhshëm. 

Brazil

Festivali “Dia dos Namorados” njihet si “dita e të dashuruarve” duke u festuar kudo në Brazil. Përgjithësisht shkëmbehen çokollata, letra, lule, dhe kërcehet nëpër festival. Darkat familjare janë të pranishme dhe aspak të pazakonta në këtë ditë. 

Republika Çeke – Festimet e Romancës

Ne Republikën Çeke, dita e Valentinit është popullarizuar nga të rinjtë. Festivali mbahet më vonë, në 1 maj, ku çiftet e reja shkojnë për peligrinazh poshtë statujës së poetit Karol Hynek Macha, dhe puthen poshtë një peme qershie për fat të mirë.

Francë Epiqendra e Dashurisë

Mendohet se letrat e para të dashurisë janë krijuar në Francë kur Charls, Duka i Orleans, i dërgoi një letër dashurie gruas së tij nga burgu në 1415. Kështu, fshati i quajtur “Valentin” u kthye në epiqendrën e romancës në 12-13 shkurt. Në këtë ditë mund të shikohen kopshtet, pemët dhe shtëpitë e dekoruara me letra dashurie, trëndafila dhe propozime për martesë, duke u kthyen kështu në traditën më të bukur të Valentinit në botë.

Slovenia- Tregimi i pëlqimit tuaj

Ne Sloveni, Shën Valentini është një ndër shenjtërit e pranverës. Mendohet se me 14 shkurt, bimët nisin të rriten dhe rigjenerohen duke shënjuar ditën e pare të punës në fusha për vitin e ri. Ekziston edhe një traditë tjetër ku mendohet se zogjtë i propozojnë njëri-tjetrit në këtë ditë. Në mënyrë për të ndjekur këtë ngjarje, personi supozohet të ecë këmbëzbathur nëpër fushat e mbjellura që përgjithësisht janë të ngrira. 

Estonia Një Festival për të gjithë

Në 14 shkurt, Estonia feston ditën e miqësisë të njohur si Sobrapaev. Ky festival i madh i përfshin të gjithë nga çiftet tek beqarët. Prandaj, jo vetëm çiftet, por anëtarët e familjes dhe miqtë mund të shkëmbejnë dhurata dashurie dhe të festojnë me njëri-tjetrin. 

Rumania Një festim i pazakontë 

Nëse po kërkoni të festoni një Valentin romantik dhe të pazakontë, atëherë romunët nuk do t’iu zhgënjejnë. Kjo ditë festohet në 24 shkurt si dita kur çiftet fejohen. Përgjithësisht dita e Valentinit festohet e përzier me sezonin e pranverës. Të rinjtë shkojnë në pyll dhe zgjedhin lulet më shumëngjyrëshe, ndërsa çiftet lajnë fytyrat e tyre me dëborë si shenjë për fat të mirë. 

Bullgaria – Dita e prodhuesve të verës

Bullgaria si shumë vende të tjera ka traditat e saj dalluese. në 14 shkurt, San Trifoon Zartan festohet ne Bullgari, ç’ka nënkupton “ditën e prodhuesve të verës”. Çifte të reja dhe të vjetra festojnë dashurinë me një gotë verë në lokale fantastike vere. 

Spanjë Gostia e Shën Dionis

Dita e të dashuruarve festohet në Valencia të Spanjës me 6 tetor. Njihet si gostia e Shën Dionisit. Festivali kremtohet në shumë zona të Spanjës duke bërë ‘macadora’, figura plasteline të bëra nga burrat për partneret e tyre. Po ashtu, festohen ne parade rrugëve të fshatit. 

Filipine – Ngjarje Gala

Ne filipine, dita e të dashuruarve është koha kur shumë çifte të reja martohen në një event të sponsorizuar nga qeveria si formë publike për shërbimin. Mes shumë kremtimeve të ndryshme në botë, në këtë ngjarje gala shënjon një ndër më të rëndësishmet për çiftet e reja.

Korea e Jugut Një eksperiencë unike

Çiftet romantike ne Korenë e Jugut e festojnë ditën e të dashuruarve me datën 14 të çdo muaji. Kjo e bën këtë traditë edhe më fantastike dhe tërësisht unike. Një muaj shënjon ditën e puthjeve, një muaj tjetër, ditën e përqafimeve, një muaj tjetër ditën e trëndafilave, duke e zgjatur traditën e ditës së dashurisë.

Japonia Shkëmbimi i dhuratave unike

Japonia vepron krejt ndryshe si traditë për të dashuruarit. Festohet me 14 shkurt, ku gratë blejnë dhurata apo çokollata për të dashurit dhe partnerët. Ndërkohë burra nuk mund t’i kthejnë dhurata deri me 14 mars, e ashtuquajtur “dita e bardhë”.

Ghana Dita ndërkombëtare e çokollatave

Në 14 shkurt, në Ghana festohet “dita ndërkombëtare e çokollatave”, që nga viti 2007 kur qeveria e miratoi për të rritur numrin e turizmit në shtet. Ghana renditet mes shumë shteteve të mëdha prodhuese të çokollatës në botë. Në 14 shkurt çiftet mund te ndjekin performancat e eventeve muzikore, dhe restorantet kanë menu speciale për të dashuruarit.

Xhoana Jaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Si të krijoni një klasë gjithëpërfshirëse

Next Article

“I joti Valentin”

Related Posts