Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

“Kolkocianët” këtë radhë shkruajnë për mosshtrembërimin e gjuhës shqipe

Meqë muaji shkurt kishte si ditë të shënuar Ditën e Gjuhës Amtare, mësues dhe nxënës të shkollës “Kolë Koci”, Pogradec, kryeartikullin e gazetës së tyre “Kolkocianët” ia kushtuan kësaj ngjarjeje të rëndësishme për gjuhën tonë. Por në brendi të gazetës nuk mungojnë edhe tematika të tjera tepër domethënëse.

Meqë muaji shkurt kishte si ditë të shënuar Ditën e Gjuhës Amtare, mësues dhe nxënës të shkollës “Kolë Koci”, Pogradec, kryeartikullin e gazetës së tyre “Kolkocianët” ia kushtuan kësaj ngjarjeje të rëndësishme për gjuhën tonë. 

 “Kjo ditë na bëri të reflektojmë se sa të pasur jemi shpirtërisht, të mendojmë se duhet luftuar edhe sot me mënyra të tjera, për ta shpëtuar shqipen, nisur nga fakti se gjuha shqipe çdo ditë e më shumë  po e humbet identitetin e saj, si edhe të shpresojmë ende se zgjidhja  e këtij problemi vjen nga secili prej nesh”, kështu është shprehur mësuesja Rafaela Karapanxho Llakmani. 

Kjo gazetë është projekti i përmuajshëm që do të realizojnë këtë vit kalendarik mësues dhe nxënës të shkollës “Kolë Koci”, Pogradec, në kuadër të projektit Shkolla Qendër Komunitare. Kanë zgjedhur këtë mënyrë për të pasqyruar veprimtaritë, aftësitë, talentet dhe problemet që mund të kenë fëmijët e shkollës.  

Në realizimin e kësaj gazete marrin pjesë mësuesit e grupit SHQK nga lëndët Gjuhë shqipe, Anglisht, Gjeografi, Histori, Edukim fizik dhe pa diskutim pjesë të saj janë bërë edhe nxënësit e shkollës që janë përfshirë me punimet e tyre.

©Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Muhamet Selmani: Mësuesit tanë të vyer, këta heronj të heshtur, yje që ndriçojnë të ardhmen e një kombi

Next Article

Organizohet workshopi “Sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe dhe letërsisë përmes teknologjisë për brezin 2.0”

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481