Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Organizohet workshopi “Sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe dhe letërsisë përmes teknologjisë për brezin 2.0”

Fakulteti Histori-Filologji në bashkëpunim me Qendrën e trajnimeve Albas dhe ASCAP do të zhvillojë në datën 25 Mars, ora 10.00 workshopin me temë: “Sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe dhe letërsisë përmes teknologjisë për brezin 2.0”. Më poshtë gjeni programin dhe linkun e regjistrimit.

Fakulteti Histori-Filologji në bashkëpunim me Qendrën e trajnimeve Albas dhe ASCAP do të zhvillojnë në mjediset e Fakultetit Histori-Filologji, në datën 25 Marsora 10.00 workshopin me temë:

“Sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe dhe letërsisë përmes teknologjisë për brezin 2.0” 

Me ligjërues:

Akad Sabri Hamiti, 

Prof.dr Dhurata Shehri, 

Prof. as. dr Anila Çepani, 

Erida Koleci.

Workshopi është pjesë e punës kualifikuese e Fakultetit Histori-Filologji dhe ASCAP për zhvillimin e vazhduar profesional të mësuesve në arsimin parauniversitar. 

Janë të ftuar të marrin pjesë mësues të profilit të gjuhë- letërsi për ciklin AML dhe AMU. 

Pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë pjesëmarrjeje. 

Për regjistrim jeni të lutur të regjistroheni në formularin e mëposhtëm: