Jeta përpara se të përdoreshin rrjetet sociale – Gëzim Tushi

Jeta e njeriut sot është më shumë barrë dhe përgjegjësi individuale. Kështu që vendin e njeriut të dikurshëm të edukuar dhe të futur në mekanizmat e detyruara të humanizmit dhe solidaritetit, tani e ka zënë njeriu individualist, ambicioz, egoist.

Epoka e digjitalizimit dhe teknologjisë i dha një dimension të ri jetës sociale. 

Si kudo edhe në Shqipëri teknologjia dhe komunikimi i personalizuar i dhanë karakter të plotë shoqërisë postmoderne shqiptare. Ato kristalizuan dy tipare esenciale sikurse janë liberalizimi i jetës dhe lidhjet individuale dhe të personalizuara midis njerëzve

Kjo shoqëri e ndërmjetësuar nga teknologjitë e sofistikuara të komunikimit nuk ka shumë ngjashmëri me shoqërinë urbane tradicionale.

Shoqëria tradicionale në vend të komunikimit online ka pasur në themel të saj komunikimin e personalizuar të realizuar nëpërmjet lidhjeve familjare, të miqësisë, komunitetit fqinjësor apo profesional. Një komunikim verbal interaktiv në të cilin aktorët kanë pasur një tutkall social, lidhje gjaku të vërteta apo lidhje sociale e institucionale të determinuara. Shoqëria tradicionale ka pasur më shumë hapësirë lidhjeje, por shpesh ky lloj socialiteti kolektiv i shoqëruar me rituale fikse sociale, e bënte shoqërinë një turmë kolektive dhe hapësira të ngushta për lidhje të personalizuara. Në shoqërinë tonë në të kaluarën duket sikur koha e njeriut rridhte ngadalë në ingranazhet e një shoqërie me “kohë të tepërt”. 

Sot njerëzve ajo që u mungon më shumë është pamjaftueshmëria e kohës. Një jetë intensive, e pasigurt, në garë dhe konkurrencë i ka dhënë shoqërisë shqiptare një natyrë turbo-kapitaliste të shpejtësive të mëdha. Sot janë dy kategori sociale. Ata që nuk u del koha dhe disa njerëz vanitozë që nuk dinë çfarë t’i bëjnë kohës.

Jeta e njeriut sot është më shumë barrë dhe përgjegjësi individuale. Kështu që vendin e njeriut të dikurshëm të edukuar dhe të futur në mekanizmat e detyruara të humanizmit dhe solidaritetit, tani e ka zënë njeriu individualist, ambicioz, egoist dhe që ka në qendër veten dhe interesat e tij.

Gëzim Tushi, Sociolog

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Gjenia krijuese e Frederik Rreshpjes, shkrimtari i kapërcimeve të mëdha

Next Article

Për fëmijët e mi dua...

Related Posts