Dhjetë të drejtat universale të lexuesit

Këto dhjetë të drejta mund të përmblidhen në një detyrë të vetme: Asnjëherë mos u tallni me ata që nuk mund lexojnë, nëse doni që të lexojnë një ditë!- artikull nga Sofie Xhoxhi.

Në një nga institucionet ku realizoja praktikat e mia profesionale, në atelienë e leximit në mur ishin afishuar “10 të Drejtat Universale të lexuesit”. U afrova, i lexova dhe u mrekullova.

Është shkrimtari Daniel Pennac i cili në një nga romanet e tij i përshkruan shkëlqyeshëm këto të drejta të patjetërsueshme të lexuesit. Secili prej nesh ka të drejtën t’i lexojë, të mendojë, e nëse është dakord t’i afishojë kudo qoftë, shkollë, klasë, shtëpi…

Dhjetë të drejtat universale të lexuesit janë: 

1. E drejta për të mos lexuar

– sepse sot nuk kemi dëshire

– sepse kemi për të bërë dicka tjetër

– sepse dielli na fton për një shëtitje

– sepse miqtë tanë ose familja jonë na presin

– sepse nuk dimë cfarë të lexojmë

– sepse është liria jonë të mos lexojmë fare dhe/ose të mos lexojmë gjithë kohën!

2. E drejta për të kapërcyer disa faqe

– sepse ne duam të dimë vazhdimin ose përfundimin menjëherë

– sepse është shumë i gjatë, nuk na pëlqejnë përshkrimet

– sepse nuk janë të nevojshme të gjitha fjalët e të gjitha faqet

3. E drejta për të mos e mbaruar një libër

– sepse tani nuk na pëlqen, e lëmë mënjanë për ta rimarë më vonë, pas një muaji, një viti…

– sepse të gjithë flasin për të, nuk ka më interes

– sepse tani nuk është momenti i duhur

4. E drejta për të rilexuar

– t’i rikthehesh librit të lexuar

– të lexosh të njëjtin libër disa herë

– të rilexosh shumë herë të njëjtën histori që ke lexuar në fëmijërinë tënde

“Ҫfarë kënaqësie t’u rikthehesh ndjenjave,heronjve, stilit të shkrimit, fjalëve, është libri që kam dashur kaq shumë”

5. E drejta për të lexuar ҫfarëdo qoftë

– lexoj sipas humorit qe kam dhe vendit ku ja (lexoj një reviste kur jam parukeri, broshurë në një institucion, një reklamë…) 

6. E drejta për bovarizëm

– të perfshihesh nga imagjinata duke udhëtuar në një botë paralele

– të qeshësh ose të qash si heronjtë e preferuar

7. E drejta për të lexuar kudo qoftë 

– është liria të lexosh gjithandej, 

– aty ku ndihesh mirë. 

8. E drejta për të qëmtuar nëpër libra, e drejta për të ZGJEDHUR

– për të filluar një libër nga fundi

– për të lexuar shumë libra në të njëjtën kohë

– të shfletosh nga një libër në tjetrin

9. E drejta për të lexuar me zë të lartë

– për ta ndarë me të tjerët ose me veten

– të pretendosh të bëhesh aktor për një natë

– të pretendosh se ke një audiencë imagjinare

– për të harruar heshtjen e shtëpisë

10. E drejta për të heshtur

– sepse ne duam të ruajmë përshtypjet tona për veten

– sepse nuk mund të gjejmë fjalë për të thënë

– sepse nuk ka gjithmonë fjalë për të thënë

Këto dhjetë të drejta mund të përmblidhen në një detyrë të vetme: Asnjëherë mos u tallni me ata që nuk mund lexojnë, nëse doni që të lexojnë një ditë!

Sofie Xhoxhi

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Letra e vogëlushit nga Kosova: “…mësuese më mungon shumë, edhe shoqet e shokët e klasës”

Next Article

Prapaskenat e mësimit online

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427