Hapen procedurat e rekrutimit të punonjësve të shërbimit psiko-social, numri i tyre në shkolla do dyfishohet (2020)

Kanë filluar procedurat për rekrutimin e punonjësve të shërbimit psiko-social në shkolla, ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar ka thënë se numri i këtyre punonjësve do të dyfishohet me 291 vende shtesë, pikërisht këtë vit shkollor.

Kanë filluar tashmë procedurat e rekrutimit të punonjësve të shërbimit psiko-social. Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, ka njoftuar se tashmë aplikimet janë hapur, kjo  pasi është parë si nevojë dyfishimi i numrit të punonjësve të këtij shërbimi, duke analizuar numrin e nxënësve në çdo shkollë.

Bazuar në urdhrin “Për ngritjen e Njësisë së Shërbimit Psiko-Social”, Drejtoria e Arsimit Parauniversitar ka njoftuar gjithashtu se janë evidentuar 291 vende shtesë në këtë shërbim, numër ky i cili pothuajse e dyfishon numrin e punonjësve të këtij shërbimi.

Gjithashtu drejtoria  njofton të gjithë të interesuarit, se do të njoftohen në vijim në lidhje me fushat e njohurive për të cilat ata do të testohen, mbi dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Dhe se së shpejti do të njoftojë rekrutimin sipas Institucioneve Arsimore të arsimit parauniversitar.

Marina Kërçeli

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Betohet ministrja e re e MASR, Evis Kushi: Do të jem dëgjuesi dhe zëri i çdo nxënësi, mësuesi, studenti dhe akademiku (2020)

Next Article

Fillon Java Evropiane e Sportit, Shqipëria pjesëmarrëse për të dytin vit radhazi

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427