Gëzuar festën heronj të heshtur të dijes!

Respekt dhe mirënjohje për të gjithë mësuesit e mi. Jeni heronj që keni lënë gjurmët tuaja në skalitjen e personalitetit të çdo nxënësi!

Këtë 7 mars u zgjova nxënëse dhe e kapa veten duke i dërguar mesazh të gjithë mësuesve që kanë lënë gjurmë në formimin tim.

Rrugëtimi drejt dijes nuk ka kuptim pa emrin e mësuesit. I paharruar është mësuesi i parë, hapja e portave të dijes i takon atij.

Udhëtimi vazhdon dhe ti përballesh me më shumë sfida, por ne nuk harrojmë të jemi aty. Sa më shumë shtohen pikëpyetjet aq më të shumtë në numër bëhemi.

Formulat e matematikës dhe rregullat e gjuhësisë kanë vetëm një emër “mësues”. Vendet më të bukura dhe historinë shqiptare nuk do ta njihnim pa ty mësues i histori-gjeografisë. Ne mësojmë se jemi të ndryshëm në gjuhë, por të barabartë falë teje mësues i gjuhëve të huaja, që na çon në vende e kultura që aq shumë i duam.

Artin dhe magjinë e fjalës s’do ta zotëronim pa ty mësues që na fut me pasion në një botë tjetër. Ti je mësuesi i pazëvendësueshëm i letërsisë.

Universi dhe të fshehtat e tij s’do të ishin kaq tërheqës pa ty mësues i fizikës. Bota e brendshme e individit, logjika filozofike u bë e mundur falë teje mësues i shkencave sociale. Ne i njohim kaq mirë gjenet tona dhe kiminë e gjakut falë teje mësues i bio-kimisë. Ne përulemi dhe jemi nxënës të përjetshëm para emrit MËSUES!

Respekt dhe mirënjohje për të gjithë mësuesit e mi. Jeni heronj që keni lënë gjurmët tuaja në skalitjen e personalitetit të çdo nxënësi! Falenderim i veçantë për stafin e mësuesve të Shkollës së Mesme të Bashkuar “Astrit Hyka Kutalli”!

Elona Rapo, mësuese e filozofisë në shkollën ‘Astrit Hyka” 

Parajsa Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Botuesja Rita Petro: Mësuesi, vota dhe autonomia e tij

Next Article

Babai, ikona ime e mësimdhënies

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427