Fatlume Mehmeti, mësimdhënëse në SHFMU “Shaban Jashari”, së bashku me nxënësit e saj të klasës së dytë ka realizuar disa aktivitete në klasë për Ditën e Flamurit.
Nxënësit e klasës së dytë të shkollës fillore “Shaban Jashari” në Skenderaj i festuan në mënyrë madhështore Festat e Nëntorit.
Nxënësja Liza Idrizi i dha ngjyrë të bukur kësaj feste duke luajtur me gishtat e saj të vegjël melodinë e këngës “Për mëmëdheun”.

Ndërsa për pjesën teatrale “Nëntori i dytë” nxënësit Dren Babaj, Drin Babaj, Diella Lushtaku, si dhe Leon Bajrami sollën ndjenjë dhe emocion me zërin e tyre të bukur.





“Gjatë kësaj feste nxënësit vallëzuan, kënduan, recituan por nuk munguan as aktivitetet e tjera si në lëndën e matematikës. Qëndisja e flamurit duke mbledhur dhe zbritur numrat deri në 20, ishte mjaft atraktive”, – ka thënë mësimdhënësja Fatlume Mehmeti për Portalin Shkollor.
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
889992 332886Normally I dont learn post on blogs, however I wish to say that this write-up really pressured me to try and do it! Your writing taste has been surprised me. Thank you, quite wonderful post. 747089
817721 9956Hello, you used to write excellent, but the last few posts have been kinda boringK I miss your great writings. Past several posts are just a little bit out of track! come on! 895991