E gjithë lumturia në sytë e një fëmije

Shkolla “Rilindja”, Kavajë ka realizuar një festë pranë hoteleve ku janë strehuar fëmijët e prekur nga tërmeti. Një bashkëpunim i bukur mes mësuesve, nxënësve dhe drejtoreshës së shkollës Dea Qarri, e cila çdo fundvit rezervon ide shumë kreative.

Shkolla “Rilindja”, Kavajë ka realizuar një festë pranë hoteleve ku janë strehuar fëmijët e prekur nga tërmeti. Një bashkëpunim i bukur mes mësuesve, nxënësve dhe drejtoreshës së shkollës Dea Qarri, e cila çdo fundvit rezervon ide shumë kreative, por këtë fundvit një nismë mjaft humanitare.

Dea Qarri: “E gjithë lumturia në sytë e një fëmije… mjaftuan pak çaste argëtim që t’i rikthehej ai shkëlqim e ajo buzëqeshje që tërmeti mori nga fytyrat e këtyre fëmijëve. Nuk kishte emocion më të madh kur i shikoje teksa luanin, kërcenin, argëtoheshin , i gëzoheshin hapjes së dhuratave… e falenderonin me gjithë shpirt shkollën “Rilindja”.

Video konsiston në nismën që senati i shkollës ndërmori. 70 fëmijë të kopshtit dhe të arsimit fillor janë strehuar nëpër hotele për shkak të banesave të tyre të cilat u shkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit. Ndaj, për të sjellë buzëqeshjen në sytë e këtyre fëmijëve, si dhe për të ndjerë aromën e festave, fëmijët e shkollës”Rilindja” organizuan një aktivitet në këto hotele, duke pronetuar një grup animatorësh. Fëmijët u argëtuan, e shijuan festën në praninë e njëri-tjetrit. Sigurisht nuk mund të mungonin as dhuratat, të cilave fëmijët u gëzohen aq shumë në kohë festash. 

Ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme. 

P. Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Teste përmbledhëse të historisë, klasa IV, IX, X, XI, periudha e parë

Next Article

Nxënësit e “Koto Hoxhit” surprizojnë punonjësit e policisë Gjirokastër

Related Posts