Gjërat që mund të bëni këtë verë përpara se të fillojë shkolla

Si mund të përjetoni një verë të paharrueshme edhe pse jemi në kushtet e një pandemie? Jo sipas filmave, por sipas jetës reale, mjaftojnë fare pak gjëra që ju ta shijoni këtë verë dhe të riktheheni në punë dhe shkollë me energjitë e nevojshme. Ja se çfarë zbulohet nga sondazhet e kryera.

Çfarë i bën pushimet e paharrueshme? Cilat janë përvojat gjatë verës që kur shtatori t’ju rikthejë të gjithëve në mësim, të jeni mbushur përplot me energji pozitive? Nga sondazhe të huaja të kryera në rrjete të ndryshme sociale është zbuluar se: vera nuk është verë nëse nuk e keni hapur një libër të vetëm për ta lexuar, nuk keni bërë miq, nuk keni fjetur vonë në mëngjes, nuk keni udhëtuar dhe shumë kuriozitete të tjera të cilat mund t’i lexoni më poshtë…

Bëni miqësi të reja 

Edhe pse disa prej jush mund ta kenë vendosur që gjatë pushimeve të impenjohen për të bërë disa detyra, një gjë është e qartë: vera nuk është për të studiuar, ose të paktën jo përgjatë gjithë ditëve të saj. Mos e harroni, ndaj pushimet quhen pushime se ju duhet të pushoni. 

Përforconi miqësitë e vjetra 

… ose përforconi ato që keni tashmë! Le ta pranojmë: kujt i duhen pushimet nëse nuk kemi shoqëruesit e duhur për aventura? Por ama mos harroni të respektoni distancat sociale të vitit 2020! 

Dashurohuni

Edhe zemra do përkushtimin e saj. Një dashuri verore është një gjë klasike e përjetshme, prej së cilës do të ishte mirë të mos hiqnim kurrë dorë…Ka edhe shumë filma që e vërtetojnë atë!

Flini deri vonë

Mos e vendosni zilen e zgjimit çdo mëngjes, vetëm në rast se e keni shumë të nevojshme për ndonjë ditë! Heqja e alarmit të zgjimit nga telefoni është rregulli kryesor për të shijuar pushimet e verës. Gjumi ju ndihmon të qetësoheni plotësisht. 

Bëni gjithçka që ju pëlqen të bëni 

Vera sinjifikon zero rregulla. Ndaj, përpara se të jetë shtator, kujtohuni që të kaloni disa ditë ashtu siç ua ka ënda, pa plane të mirëfillta dhe pa rregulla. Vetëm mos e ekzagjeroni, me shfaqen e pandemisë jetesa jonë ka ndryshuar, duhet treguar kujdes gjithsesi…! 

Shihni perëndimin e diellit 

A do të quhej një verë e bukur dhe e paharruar një verë që nuk do ta kalonit në plazh, pranë detit duke pritur perëndimin e diellit?! Pra, të shihni spektaklin e diellit që shkon të “flejë” është thuajse e detyrueshme për ju që prisni shumëçka nga kjo verë e kaluar në bregdet. 

Udhëtoni 

Udhëtoni, udhëtoni, udhëtoni…nuk ka rëndësi se me çfarë dhe ku, e mjaftueshme është që pas zbulimit të një vendi të ri, të një realiteti të ri ju do të ktheheni më të pasuruar brenda vetes. 

Shisni libra

Të hiqni qafe “fantazmat” e viteve shkollore të shkuara është padyshim një ritual krejtësisht veror. Për ta bërë këtë, drejtohuni atyre që shesin libra të përdorur. Ata mund të jenë të interesuar të blejnë libra të cilët juve mbase nuk ju interesojnë më.

Nanila Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Disa udhëzime të ministrisë për arsimin parashkollor (grupi i parë)

Next Article

Tregimi me titull "Shkrimtarja"

Related Posts