“Darka”, një dramë që të mban frymën pezull

Dy çifte prindërish të nderuar darkojnë qetësisht në një restorant luksi, ndërkohë që luhet fati dhe e ardhmja e të dyja familjeve. Zhvillojnë një bisedë të këndshme, flasin për filmat, për planet, për pushimet. Por nuk guxojnë të përballen me problemin për të cilin janë takuar: të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Misheli dhe Riku, pesëmbëdhjetëvjeçarë, kanë rrahur për vdekje një endacake, teksa po tërhiqnin parà nga bankomati. Kamerat e sigurisë kanë regjistruar gjithçka dhe filmimet janë shfaqur në lajme. Dy djemtë nuk janë identifikuar ende, por arrestimi i tyre është çështje orësh, sepse dikush ka shkarkuar në internet dy filmime tejet komprometuese.

Pol Lohmani, babai i Mishelit, ndihet përgjegjës për ngjarjen, meqenëse i biri ka marrë shumë prej tij, përfshirë dhe tërheqjen ndaj dhunës. Ai nuk mund të lejojë që i biri të harrohet në burg. Klara, bashkëshortja e Polit, do që ta mbrojë të birin me çdo kusht.

Serzhi, vëllai i Polit, babai i Rikut, pret të zgjidhet kryeministër i Holandës dhe, sipas sondazheve, ka shumë shanse. Nëse krimi do të zbulohet, karriera e tij politike do të marrë fund. Babeta, bashkëshortja e Serzhit, duket më e interesuar për sukseset e të shoqit, sesa për të ardhmen e të birit. Një histori emocionuese, interesante që të mban frymën pezull deri në zgjidhjen përfundimtare. Një dramë bashkëkohore që rrëfen dilemën e madhe mes dashurisë për fëmijën dhe respektit për jetën e tjetrit, mes zgjedhjeve të zemrës dhe të mendjes, të ndjenjës dhe të arsyes.

Herman Koch, shkrimtar, autor televiziv, gazetar, eseist holandez. Romani Darka (2009) u përkthye në mbi 21 gjuhë të botës, shiti miliona kopje në të gjithë Europën dhe u nderua me çmimin NS Audience award. Varianti holandez i filmit të bazuar në këtë libër u shfaq në kinema më 2013, ndërsa varianti në gjuhën angleze, me regji të Cate Blanchet, po xhirohet dhe pritet të shfaqet së shpejti.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Prindër, mos ua shponi veshët fëmijëve të vegjël!

Next Article

Rreth serisë "Koha e banjës"

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427