Botuesja Rita Petro: Virtuoziteti i rrëfimit të John Updike i sjellë mjeshtërisht në shqip nga Granit Zela

“LEPURI” i Updike – këmbëmbarë teksa i solli Çmimin Kombëtar të Letërsisë përkthyesit Granit Zela në bashkëpunim me shtëpinë tonë botuese ALBAS”, kështu është shprehur botuesja Rita Petro pas ceremonisë së rëndësishme për letërsinë shqiptare.

“LEPURI” i Updike – këmbëmbarë teksa i solli Çmimin Kombëtar të Letërsisë përkthyesit Granit Zela në bashkëpunim me shtëpinë tonë botuese ALBAS.

Rrallë, shumë rrallë ndodh të lexosh një virtuozitet rrëfimi e përshkrimi si ato të John Updike, kjo falë edhe shqipes së Granit Zelës, i cili e meritonte plotësisht këtë çmim. 

ALBAS ka sjellë dy tituj: “Lepur vrapo” dhe “Lepuri kthehet” me përkthim të Granit Zelës, i cili po vazhdon punën me dy titujt e tjerë.

Herri, Lepuri, heroi i kësaj tetralogjie të famshme, e bën John Updike një nga autorët më të rëndësishëm amerikanë pas Luftës së Dytë Botërore dhe fitues të çmimit Pulitzer. 

Të ikësh, të ikësh me vrap, të shpëtosh nga muret e një jete të përditshme monotone…Të dëgjosh instinktet e t’i vidhesh arsyes…ta flakësh tutje përgjegjësinë e netëve kur seksi është detyrë e të mrekullohesh nga sinfonia që prodhon çdo organ i trupit që i jepet kënaqësisë. Nuk besoj se ndokush prej nesh nuk e ka provuar të paktën një herë në jetë këtë rebelim kundêr prangave të konvencioneve shoqërore… këtë bën Lepuri.

Heronjtë e Updike shpesh përjetojnë trazira personale dhe duhet t’u përgjigjen krizave që lidhen me fenë, detyrimet familjare dhe pabesinë martesore.

Ndaj bëjani dhuratë vetes këtë libër dhe dikujt që e doni shumë!

Libri “Lepur Vrapo” u redaktua nga Dorina Basha, arti grafik Eva Kukaleshi, kopertina Eldion Nevruzi.

Libri “Lepuri kthehet”  u redaktua nga Dorina Basha, arti grafik Eva Kukaleshi, kopertina, Semela Mero.

Rita Petro 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
3 comments
  1. 153414 461312Greetings! Quick question thats completely off subject. Do you know how to make your internet site mobile friendly? My internet site looks weird when browsing from my apple iphone. Im trying to find a template or plugin that may well be able to correct this problem. If you have any suggestions, please share. With thanks! 667527

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Granit Zela fiton çmimin si përkthyesi më i mirë i vitit 2020 me librin “Lepur vrapo”

Next Article

Kur bota i vlerëson mësuesit “PERSONALITETE TË VITIT”!

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427